E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të Qendrës Stërvitore Kombëtare në Bunavi të Vlorës. Në këtë vizitë, Kryeministri Nano shoqër

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të Qendrës Stërvitore Kombëtare në Bunavi të Vlorës.

Në këtë vizitë, Kryeministri Nano shoqërohej nga Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Pëllumb Qazimi, nga deputetë etj.

Gjatë përurimit të kësaj qëndre të re, Kryeministri Nano shprehu angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të mbështetur në kuadrin e reformave institucionale në vend edhe reformën gjithpërfshirëse të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

"Bunavia do të jetë edhe më shumë e të gjithëve, pasi ajo do të mbledhë djemtë nga i gjithë vendi, për ti trajnuar për të gjithë vendin", tha Kryeministri në fjalën e tij përshëdetëse.

Z.Nano lerësoi se kjo qendër do të shërbejë si bazë nisjeje për brezat e ardhshëm të komandove, forcave speciale, të reagimit të shpejtë dhe specialiteteve të tjera të Forcave të Armatosura. Duke e konsideruar këtë bazë stërvitjeje si element të reformës në Ushtri, Kryeministri inkurajoi dhe kërkoi që, "kjo metodë e re e stërvitjes bazë të sjellë një hov të ri cilësor në konceptimin, unifikimin, standartizimin dhe bashkëveprimin e mëtejshëm në njësitë dhe strukturat homologe të vendeve të NATO-s".

Më tej, Kryeministri vuri në dukje se kombinimi i harmonizuar i traditës pozitive të deritanishme me vizionin e forcës së ardhshme ushtarake 2010, do të rrisë reputacionin e qendrës stërvitore të Bunavisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

"Duke e integruar këtë bazë në infrastrukturën e stërvitjeve të përbashkëta me aleatët dhe partnerët euroatlantikë, do të kontribuojmë më mirë në misionet e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale", vlerësoi Kryeministri.

Më pas, Kryeministri Nano mori pjesë edhe në një demostrim stërvitor të ushtarëve të rinj në Bunavi.

Brigada e Stërvitjes Bazë në Bunavi është një nga njësitë më të reja të Forcave të Armatosura shqiptare, e ideuar dhe e konceptuar sipas strategjisë së FA 2010. Ky është cikli i parë që po aplikohet sipas parametrave të NATO-s. Misioni i Qendrës është transformimi i rekrutëve nga qytetarë civilë në ushtarë të gatshëm.

Ndërsa strategjia e arsimimit ushtarak është krejtësisht e re dhe stërvitja e ushtarëve të rinj është stërvitje 9-javore e ndarë në 3 periudha të ndërmjetme. Gjatë këtij viti do të stërviten 3000 ushtarë, ndërsa kostoja për ngritjen e kësaj brigade për këtë vit, ka qenë 107 milionë lekë, ndërkohë që për vitin 2004 do të jetë 124.6 milionë lekë dhe për vitin 2005 deri në 2010 do të jetë 274.8 milionë lekë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›