Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në nismën europiane "Një qytet pa makinën time". Kryeministri Nano i shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar, mbërriti me biç

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në nismën europiane "Një qytet pa makinën time".
Kryeministri Nano i shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar, mbërriti me biçikletë në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, i rrethuar nga një grup patinatorësh të vegjël,simbol i kesaj dite.
Për të dytin vit, Shqipëria mbështeti inisiativën paneuropiane të ditës pa makina. 10 qytete të Shqipërisë iu bashkuan 1000 qyteteve të Evropës, duke i dhënë në mënyë simbolike një mesazh opinionit publik shqiptar për ta sensibilizuar atë për të patur një mjedis të pastër e të shëndetshëm.
Në ceremoninë e çeljes së këtij aktiviteti morën pjesë edhe Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.
Përfaqësuesi i KE-së në Tiranë, ambasadori Salzman përshëndeti përfshirjen e Shqipërisë në këtë inisiativë, duke shprehur kënaqësinë për praninë në këtë aktivitet.
Më pas, Kryeministri i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar përshkruan me biçikleta bulevardin qëndror "Dëshmorët e Kombit".