Sot Kryeministri Fatos Nano thirri ne nje takim te vecante pune Ministrat e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, z B. Fino, ate te Mjedisit z. E. Ruka dhe te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit z.
Sot Kryeministri Fatos Nano thirri ne nje takim te vecante pune Ministrat e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, z B. Fino, ate te Mjedisit z. E. Ruka dhe te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit z. B. Blushi, si perfaqesues te Organit Shteteror te Autorizuar per negociimin e kontrates se koncensionit per trajtimin e mbeturinave urbane te qarqeve Tirane dhe Durres.
Pas informimit per gjendjen aktuale shume shqetesuese te trajtimit te mbeturinave dhe situaten mjedisore ne vend, alternativat e zgjidhjeve bashkekohore, mundesite financiare te buxhetit, kostot sociale dhe komunikimin transparent me publikun per kete gje, Kryeministri urdheroi ngritjen e nje grupi pune te drejtuar nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave dhe me eksperte te Ministrise se Rregullimit te Territorit e Turizmit, Ministrise se Mjedisit, Ministrise se Drejtesise dhe te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministrise se lndustrise dhe Energjitikes per percaktimin e termave te references qe do te negociohen nga Organi Shteteror i Autorizuar dhe kompanite e interesuara.
Ne mbledhjet e Grupit te Punes u urdherua te ftohen dhe te marin pjese edhe perfaqesues nga organet e Pushtetit Vendor, Shoqatat e Mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe te mbrojtjes se mjedisit.
Kryeministri ritheksoi qe ne kuadrin e programit te saj, ne procesin e reformave te zhvillimit te qendrueshem te vendit, qeveria do te mbeshtese çdo iniciative qe e pershpejton kete proces dhe do te mireprese çdo projekt modern te normativave te Europes se Bashkuar ku po integrohemi.
Te angazhuar per zgjidhjen afatgjate te problemeve te mjedisit dhe ruajtjen e shendetit te qytetareve, qeveria do te mbeshtese iniciativat pozitive ne kete drejtim si dhe sjelljen e teknologjive bashkekohore qe do te respektojne
plotesisht standartet e Bashkimit Europian, konventat per mjedisin ku vendi yne ka aderuar si dhe legjislacionin tone.
Nga ana tjeter ajo nuk do te lejoje per asnje arsye qe keto lloj investimesh te ndikojne negativisht ne demtimin e ambjentit dhe nuk do te ndikohet nga zhurrmat qe ngrihen nga aktore te paragjykuar interesi qe synojne te helmojne opinionin publik.