Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot paradite në hapjen e takimit të Bankës së Detit të Zi, që po zhvillon punimet në Tiranë. Në fillim të tij, Kryeministri Nano përshëndeti punimet e k

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot paradite në hapjen e takimit të Bankës së Detit të Zi, që po zhvillon punimet në Tiranë. Në fillim të tij, Kryeministri Nano përshëndeti punimet e këtij takimi dhe mbajti këtë fjalë:
"Të nderuar shkëlqesi,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar miq,
Është kënaqësi e veçantë t'ju mirëpres sot në Tiranë në këtë takim pune, Juve, përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Ju përcjell bindjen e thellë se ky takim do të japë kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe bilateral mes vendeve anëtare. Ky besim bazohet në faktin se vendet tona anëtare tashmë i bashkon vullneti dhe angazhimi për respektimin e standarteve dhe parimeve të botës moderne, si rruga e vetme që i garanton popujve tanë përmes bashëpunimit më shumë bashkëjetesë, mirëqënie, siguri dhe dinjitet. Në këtë proces ne po dëshmojmë se nuk dimë vetëm të bashkëpunojmë sipas parimit të leverdisë reciproke, por dimë dhe ndajmë me njëri-tjetrin sovranitetin në dobi të një progresi dhe globalizmi rajonal e më gjërë. Tashmë ne po ambientohemi me paqen dhe stabilitetin në hapësirën e vendeve anëtare të këtij organizmi, por vetëm pak vite më parë realiteti dhe niveli i sotëm i bashkëpunimit dukej se paku utopi. Dalëngadalë, rajoni ynë ëshët bërë gjithnjë e më i qëndrueshëm dhe më kompelmentar, teksa mëritë e vjetra po ia lënë vendin tolerancës, mirëqënies dhe inisiativave të përbashkëta.
Banka e Detit të zi, pas 12 vjetësh nga krijimi i vet, ka formësuar fizionominë e saj ekonomiko-politike, si dhe organizative me kontributin e secilit prej vendeve tona. Ajo po shndërrohet në një nga organizmat e konsoliduar të bashkëpunimit rajonal, duke i paraprirë proceseve integruese në realitetet europiane dhe globale.
Përvoja e deritanishme e organizatës sonë është dhe vlerësohet e dobishme për të gjitha vendet anëtare të saj. Dialogu i vendosur në këtë organizatë është vlerësuar gjithmonë si një mjet i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal. Sot vendet e BEDZ janë në gjendje të bashkëveprojnë jo vetëm nën ombrellën e kësaj apo asaj nisme të partnerëve tanë të zhvillimit, jo vetëm në nivelin politik, por edhe ta thellojnë bashkëpunimin në inisiativa konkrete që garantojnë zhvillimin e rajonit dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Objektivi ynë kryesor mbetet zhvillimi demokratik, ekonomik dhe social i vendeve të rajonit, për të kapërcyer vështirësitë dhe sfidat e tranzicionit dhe integrimit drejt botës moderne dhe të zhvilluar. Këto objektiva ne i kemi inkorporuar në axhendën ekonomike të BEDZ-it dhe mund të them me bindje të plotë se secila nga qeveritë e vendeve anëtare është duke u investuar me vendosmëri në sektorët më vitalë si transporti, telekomunikacioni, arsimi, shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe turizmi, duke dhënë gjithashtu edhe një kontribut të spikatur në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, që gjithashtu nuk njohin kufij dhe as nacionalitet, vetëm duke vepruar kështu po arrijmë t'i shërbejmë më mirë edhe interesave tona kombëtare.
Duke vlerësuar si jetike rezultatet që kemi arritur bashkarisht në luftën e koordinuar kundër krimit të organizuar, trafiqeve, terrorizmit etj. gjykoj se tashmë kemi përvojën dhe modelet e duhura për të vepruar më me vendosmëri për realizimin e projekteve të infrastrukturës, veçanërisht të korridoreve rrugopre dhe energjitike pan-europiane, disa prej të cilave e përshkojnë Ballkanin, për ta lidhur atë me pjesën tjetër të Europës. Stabiliteti politiko-ekonomik që kemi arritur në vendte tona, reformat ekonomiko-sociale që kemi kryer, po bëjnë të mundur edhe ardhjen e investitorëve të fuqishëm të përmasave globale me projekte rajonale në infrastrukturë, energji, telekomunikacion apo në sistemin bankar. Prezenca gjjithnjë në rritje e këtyre faktorëve të rëndësishëm zhvillimi është një njohje e drejtpërdrejtë e progresit shumëplanësh që rajoni, si një i tërë, ka kryer dhe një vlerësim mjaft i kujdesshëm i klimës së biznesit në secilin prej vendeve tona dhe i potencialeve, sidomos energjitike, që ky rajon ofron.
Këtij realiteti na duhet t'i bashkangjisim edhe kontributetet tona të bashkërenduara në formulimin e politikave të zhvillimit të çdonjërit prej vendeve tona, lobingut të përbashkët, sigurimit dhe koordinimit të mbështetejes financiare për projektet e infrastrukturës si Korridori 8-të apo projekti AMBO. Kjo do të ishte përgjigja më e mirë dhe konkrete ndaj nevojave dhe aspiratave të popujve dhe vendeve të rajonit tonë për lëvizjen e lirë të njerëzve, të kapitaleve, kulturës dhe vlerave të gjithsecilit. Mendjes dhe shpirtit europian të qytetarëve tanë ne na duhet t'u ofrojmë mjetet bashkohore të komunikimit me qytetarët e Europës së zhvilluar. Unë ju siguroj se BEDZ-i mbetet një nga instrumentat më të mirë, ku Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë me të gjitha kapacitetet e saj për ta relaizuar këtë ndryshim cilësor në të ardhmen tonë të përbashklët.
Punë të mbarë!