E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ksenofon Krisafi, u zhvillua sot paradite takimi i dytë i grupit të punës për evidentimin e problemeve dhe për trajti

Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ksenofon Krisafi, u zhvillua sot paradite takimi i dytë i grupit të punës për evidentimin e problemeve dhe për trajtimin e mbetjeve urbane të qarqeve Tiranë e Durrës, identifikimin e instrumenteve të duhura institucionale dhe ligjore për zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.

Në këtë takim Sekretari i Përgjithsshëm i Këshillit të Ministrave Ksenofon Krisafi u shpreh:

Jemi mbledhur në këtë takim të dytë të grupit të punës, të krijuar me urdhërin e Kryeministrit, z. Fatos Nano, nr.107, datë 2.06.2004, për të vijuar në trajta konkrete përmbushjen e detyrës që na është ngarkuar.

Siç e thamë edhe në takimin e kaluar, ky grup pune përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Rregullim Territorit dhe Turizmit, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Deçentralizimit, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës, Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe përfaqësues nga OJQ.

Detyra jonë është që, në kuadrin e komunikimit trasparent me publikun, të ekzaminojmë me kompetencë profesionale çështjet që kanë të bëjnë me negociimin e një kontrate koncesioni për trajtimin e mbetjeve urbane të qarqeve Tiranë e Durrës.

Pra, ky grup është ngarkuar me një detyrë tepër serioze, të identifikojë instrumentet e duhura institucionale dhe hapësirat ekzistuese ligjore për evidentimin e problemeve të mbrojtjes së mjedisit dhe të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, sipas standarteve bashkohore europiane dhe jashtë ndikimeve që burojnë nga konfliktet e interesave.

Në të njëjtën kohë ai do t'i sugjerojë Qeverisë Shqiptare mbështetjen e alternativave dhe inisiativave pozitive për futjen e teknologjive moderne për përballimin e situatës alarmante të krijuar në fushën e ndotjes së mjedisit ndër të tjera edhe nga hedhurinat e mbetejeve urbane, lidhur ngushtë edhe me mundësitë e buxhetit të vendit, kostot financiare e sociale. Këto duhet të funksionojnë në respekt të plotë të standarteve të Bashkimit Europian, të konventave për mbrojtjen e mjedisit në të cilat është palë vendi ynë, si dhe të legjislacionit shqiptar në fuqi.

Grupi ynë i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme është thirrur, që, mbi bazën e një materiali të argumentuar rreth anëve pozitive apo edhe negative, të formulojë sugjerimet përkatëse për qeverinë. Pra, nuk është ai që do të përcaktojë nëse kjo kontratë duhet të nënshkruhet apo jo.

Misioni i këtij grupi nuk është marrja e vendimeve, por thjeshtë studimi objektiv i të gjithë spektrit të çështjeve që lidhen me alternativat e trajtimit të mbetjeve urbane. Marrja e vendimit përkatës është kompetencë e OSHA dhe në instancë të fundit e Këshillit të Ministrave.

Mendoj se do të ishte serioze që ky grup të formulonte qendrime e të shprehte opinionet e veta për të arritur në konkluzione të argumentuara.

Prononcimet e parakohshme më duken improduktive, propagandistike dhe që nuk i shërbejnë zgjidhjeve. Ne jemi thirrur për të punuar e jo për të bërë politikë. Ky është qëllimi ynë dhe çdo prononcim përtej kësaj nuk është gjë tjetër veçse tymnajë, e cila vazhdon të vijë nga "Sharra" dhe që duhet përfundimisht të zhduket. Për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›