Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e konstituimit të Komisionit të Reformës Ligjore "Rritje e Cilësisë dhe e Efektivitetit të reformës Legjislative dhe sistemit t
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e konstituimit të Komisionit të Reformës Ligjore "Rritje e Cilësisë dhe e Efektivitetit të reformës Legjislative dhe sistemit të Drejtësisë". Në këtë aktivitet ishin të ftuar Prokurori Kombëtar i Antimafias Italiane, Pier Luixhi Vinja dhe Zv/ prokurori italian Francesko Mandoi. Gjithashtu merrnin pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Theodhori Sollaku dhe autoritete të tjera të fushës së drejtësisë. Kryeministri Nano, me këtë rast, mbajtë këtë fjalë:
"Kam kënaqësinë sot të marr pjesë në një takim si ky, i cili nga vjen auditori është shumë i rëndësishëm, me objektiv zhvillimin e veprimtarisë së Komisionit të Reformës Ligjore, ku aktorë kontribures dhe protagonistë është e qartë se do të jetë një shtresë shumë përfaqësuese elitare profesionale dhe intelektuale juristësh vendas dhe miq partnerë që na asistojnë.
Ky rast shumë i veçantë besoj se do të na shërbejë të gjithëve si një platformë shumë e mirë për të reflektuar mirë eksperiencën që kemi akumuluar sëbashku, për të vlerësuar përpjekejt e bëra deri më sot si dhe për të lëshuar përpara me energji më të koordinuara fazën e re të reformave të përtëritjes dhe të modernizimit të infrastrukturës ligjore dhe të legjislacionit shqiptar në procesin e përfarimit dhe të përshtatjes me atë të Bashkimit Europian.
Duket se në mënyrë të prekshme kjo do të ndikojë në thellimin dhe përshpejtimin e gjithë procesit të përafrimit dhe të integrimit të legjislacionit dhe të institucioneve të administrimit të kapaciteteve dhe të edukimit të aktorëve të ndryshëm të vendit në procesin e anëtarësimit në BE.
Si fillim dua të ndaj me ju të njëjtin mendim se ky takim dhe kjo nisëm që nisi të marrë jetë sot është në mometin e duhur. Unë kam nënshkruar akte të vecanta për të mbështetur procesin e konsultimeve dhe propozimeve në funksion të kësaj nisme nga Ministri i Drejtësisë, prandaj jam i bindur, për shkak të karakterit gjithëpërfshirës dhe transparencës me të cilën ka punuar edhe ministri bashkë me ju për strukturimin e kësaj inicative, ju do të integroheni natyrshëm për të prodhuar një numër paketash ligjore që ka nisur të përpunohen, të diskutohen dhe të shqyrtohen nga institucionet vendimmarrëse të vendit për të siguruar një harmonizim më të mirë dhe një sjellje në nivelin dhe standratet ndërkombëtare të të gjithë procesit të iniciativave legjislative që përmirësojnë dhe standartizojnë legjislacionin e Republikës së Shqipërisë me atë komunitar.
MË lejoni me këtë rast të kujtoj masat e nevojshme ligjore dhe institucionale që kemi ndërrmarrë - qeveria nuk ndihet e vetme në këtë proces - apo që i kemi futur në procesin e miratimit dhe të adoptimit, të cilat përfshijnë zgjidhje ligjore dhe praktike bashkëkohore për të përballuar problematikën komplekse që lidhet me parandalimin dhe goditjen e efikasse të terrorizmit apo të financimit të tij, të krimit të organizuar, të trafiqeve të paligjshme, të korrupsionit dhe të tjera dobësi të sistemit në tranzicion apo të rajonit në të cilin po rritemi në integrim dhe që kërkojnë një sistem të organizuar të luftës së shtetit të së drejtës, të organizuar jo vetëm në planin e bashkëveprimit ndërinstitucional brenda vendit, por dhe me institucione shumëpalëshe dhe institucione përfaqësuese të drejtësisë së vendeve krysore që na ndihmojnë në këtë rritje për integrim.
Dua gjithashtu të shpreh kënaqësinë nga ky realitet, që edhe Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë po e bën një institucion ku konvergojnë dhe krijohet një klimë normale bashkëveprimi profesionist midis brezash dhe eksperiencash komplementare, të cilat i vijnë në ndihmë të gjitha institucioneve krysore të sistemit të drejtësisë në vend. Kjo mbështetet në synime të përbashkëta, në objektiva që lidhen me reforma të gjithanshme, që duhen përshpejtuar të gjitha në dobi të përshpejtimit të transformimeve të përafrimit dhe të integrimit të Shqipërisë me BE.
Ka mjaft arritje madje mjaft të vlerësuara deri më sot jo vetëm nga ne, por edhe nga partnerët në ndërtimin e një legjislacioni krejtësisht të ri në harmoni me Kushtetutën dhe me standartet themelore europiane. Por besoj se e kuptojmë njëlloj që mbetet akoma shumë punë për të bërë, për të kapur të gjithë aspektet dhe parametrat e procesit të standartizimit të legjislacionit, të institucioneve dhe të kapaciteteve zbatuese të standrateve në përputhje me ato të BE.
Tashmë Ministria e Drejtësisë, ashtu siç ndodh dhe me homologë të saj në vendet e Europës, po nis të shfaqet dhe besoj se do ta mbështesni edhe ju për t'u bërë bosht i procesit të ligjbërjes në Shqipëri, ku jo vetëm po hartohet një legjislacion edhe në funksion të modernizimit të sistemit të drejtësisë por po krijohen hapësira institucionale dhe institucione bashkërenduese gjithashtu, për të filtruar me profesionizmin e shkallës më të lartë të mudshme nevojën e përputhjes së mëtejshme të nismave tona ligjvënëse me Kushtetutën, me konventën e të Drejtave dhe të Lirive Themelore të Njeriut, si dhe më standartet ndërkombëtare që garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës.
Është e qartë se në funksion të reformave në Shqipëri vazhdojë akoma të prodhohen një numër i konsiderueshëm ligjesh. Duket se sfida jonë e këtij tranzicioni është që të mos karakterizohemi më ose të paktën jo për shumë kohë nga e njëjta sëmundje. Dikur Ballkani ka pas prodhuar më shumë histori se sa ishte në gjendje të treste, mesa duket tani, pa e pakësuar numrin dhe asortimentin e iniciativave ligjvënëse që prodhojnë legjislacion të ri, duhet të nxisim institucionet dhe administratën për t'i tretur dhe për të krijuar kapacitete tretëse të ligjeve që na afrojnë me Europën.
Mbi bazën e përvojës që kemi fituar dhe në mënyrë të bashkërenduar me njëri-tjetrin për të njohur dhe pranuar se cilësia e projekt-akteve apo harmonizimi i tyre i brendshëm janë ende preoblematike, pra duhet që roli dhe niveli profesional i hartuesve të ligjeve apo performanca e zyrave juridike në mbështetje të tyre të bashkërendohet me angazhime më të gjera dhe më cilësore të të gjithë komunitetit të juristëve për t'i afruar me standartet që kërkon priocesi legjislativ i nisur.
Në këtë proces ende mbetet për t'u eleminuar mentalitetet apo teknologji arkaike të punës që nuk pranojnë detyrimin apo dobinë e transparencës apo të debatit publik, pjesëmarrjen aktive të profesionistëve dhe veçanërisht të grupeve të interesit në hartimin e ligjeve.
Ne kemi arritur të identifikojmë së bashku një numër problemesh serioze në zhvillimet e derisotme, që përqendrohen në mënyrë kritike te konflikti apo mangësitë në harmonizimin e brendshëm të legjislacionit në vijë horizontale apo vertikale dhe ky problem është bërë akoma më evident sidomos pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës aktuale, e cila imponon standarte bashkëkohore në hierarkinë e akteve dhe në mnyrën e njohjes apo të përdorimit të tyre.
Legjislacioni ekzistues edhe në vlerësimin tim ka nevojë akoma për studime dhe analiza të kujdesshme lidhur sidomos me veprime dhe masa të karakterit aftashkurtër, ndoshta emergjent, që mbështesin politikat dhe strategjitë afatmesme dhe afatgjata që duhen ndërrmarrë në funksion të njohjes dhe të pasqyrimit të plotë sistematik dhe të njehsuar me legjislacionin e brendshëm të standarteve që njeh e drejta ndërkombëtare
I nxitur nga Ministria e Drejtësisë, në këtë frymë kam çmuar si një nga vendimet tona më të rendësishme krijimin e kuadrit të nevojshëm institucional dhe ligjor për të garantuar fillimin e funksionimit të Komisionit të Reformës Ligjore, të cilin po e konstituojmë sëbashku sot.
Në vlerësimin e qeverisë, ky Komision do të shërbejë si një forum i përhershëm profesional për të debatuar problemet, do të jetë një pikë referimi dhe mbështetje për hartimin e politikave dhe strategjive të reformës së mëtejshme të drejtësisë dhe të legjislacionit dhe do të japë sidomos kontributin më të plotë të instancës së parafundit, para Kuvendit për përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve të rëndësishme normative.
Komisioni do të funksionojë, siç është bërë e ditur, nën përgjegjësinë koordinative të Minsitrit të Drejtësisë dhe do të ketë përbërjen e një formati të harmonizuar brezash që kombinojnë kontribute të juristeve me karrierë profesionale, me përvojë të spikatur dhe me përgatitje profesionale moderne.
Unë dhe qeveria, ashtu si komuniteti i juristëve apo më gjerë vetë shoqëria shqiptare, presin realisht, mbështesim dhe prandaj ndajmë me ju binbjen që ky komision do të përmbushë misionin e tij dhe do të hedhë sidomos hapat konkrete të nevojshme apo të munguara për të vlerësuar legjislacionin ekzistues në raport me standartet europiane dhe të nxisë procesin e përafrimit, ndonëse ka vend për ndryshime apo për të krijuar legjislacion të ri aty ku ai mungon, të harmonizojë më me themel dhe në mënyrë më koherente legjislacion vendas me atë të BE-së, pa harruar nevojën e një harmonie më të mirë brenda vetë legjislacionit shqiptar, aty ku sëbashku kemi identifikuar kolizione ligjore të dukshme apo kritike. Gjithashtu të komunikojë me institucionet dhe publikun për përmirësimin e legjislacionit në fushat sensistive dhe që kanë impakt të dorës së parë në procesin e integrimit të vendit. Dhe së fundi, të gjenerojë mendime, ide, nisma apo propozime që e kanalizojnë, e dinamizojnë dhe e bëjnë më të balancuar të gjithë procesin e reformave në drejtësi.
Mendoj se në funksion të shëndoshjes dhe të cilësisë së procesit legjislativ të konsideronim sëbashku si prioritare në punën mbështetëse të këtij procesi:
- Forcimin dhe përmirësimin e performancës së Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe ndikimin e saj profesional për një nivel më të lartë, më të kohës në strukturat juridike të të gjitha institucioneve të tjera, të grupeve të interesit dhe të publikut të gjërë në tërësi;
- Të vlerësojë nevojën e rritjes së bashkëpunimit me grupe, me ekipe, që përfaqësojnë interesat e komuniteteve sa më përfaqësuese për procesin ligjbërës;
- Nevoja e forcimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të ministrive me institucionet e tjera të interesuara, që do të rrisin profesionalizmin më shumë qysh në fazën e hartimit të akteve dhe do të standartizonin vetë procesin ligjbërës, duke siguruar produkt të harmonizuar me legjislacionin e BE-së në të gjithë procesin edhe procedurën e përgatitjes së akteve.
Duket se ka nevojë të njoh në emër të qeverisë edhe nevojën për përfshirjen më të madhe të një mendimi të pavarur juridik në këtë proces, veçanërisht dhe në vendimarrjen e ekzekutivit dhe veçanërisht për aspekte të veçanta të reformës ligjore. Më në fund, është e pashmangshme, prandaj do ta mbështesim pa asnjë ekuivok, gërshetimin e vlerave, të përvojës dhe të kontributeve midis brezave të ekspertëve në procesin legjislativ. Kjo sepse ne nuk jemi të interesuar të kryejmë reformë për reformë. Këtij procesi të thellë e të gjithanshëm integrimi ne duhet t'i përgjigjemi sëbashku me ju, standarteve dhe aspiratave të shtetasve nga njëra anë por edhe kapaciteteve, që japin garanci reale se realizohen për shkak të Kushtetutës dhe të legjislacionit, të drejtave dhe lirive themelore të njerëzve në Shqipëri.
Deformimi i drejtësisë në vlerësimin e Qeverisë Shqiptare, më lejoni ta përsëris, mbetet një nga boshtet kryesore të integrimit në strukturat euroatlantike dhe një nga kollonat bazë të negociatave dhe marrëveshjeve që ne synojmë apo kemi nënshkruar me organizata shumëpalëshe, në këtë rast veçanërisht me Komisionin Europian. Prandaj ne velrësojmë se përgatitja e një kuadri ligjor të përmirësuar në fusha prioritare të aksionit qeverisës, siç është lufta kundër terrorizmit apo financimeve në mbështetje të tij, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar janë produkte që duhet të mbështeten në një legjislacion gjithnjë e më proaktiv, sepse po tregojmë, për shkak të rezultateve të aksioneve ekzekutive apo të bashkëpunimit të institucioneve të përfshira në sistemin e drejtësisë së organizuar në luftë kundër krimit të organziaur, se janë arritje që i kanë munguar vendit, se janë vakume për të cilat Shqipëria vlerësohet ende në mënyrë kritike që duhet t'i plotësojmë si zot të shtëpisë. Në këtë funksion nuk mund ta lë këtë pod pa vlerësuar në mënyrë të veçantë dhe me të gjithë traditën e çmuarjes së partnerëve dhe miqve të rëndësishëm kontributin e madh të zotërinjve të pranishëm Pier Luixhi Vinja dhe Francesko Mandoi, personalitete të magjistraturës italiane që na kanë asistuar në mënyrë të veçantë në përgatitjen e paketës më të re antimafia, që është një tregues i bashkëpunimit efikas të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë me homologët italianë, ashtu siç ekspertët tanë jo vetëm të Ministrisë së Drejtësisë punojnë në mënyrë të shkëlqyer me përfaqësues të qeverive të tjera mike, amerikane apo europiane, të institucioneve shumëpalëshe ku Shqipëria është anëtare, Këshilli i Europës, OSBE etj. Jam i sigurtë se edhe ky produkt i ri apo ky segment i privilegjuar i bashkëpunimit në funksion të legjislacionit antimafia apo antikrim i organizuar do të krijojë një traditë me vlerë të pazëvendësueshme në procesin e hartimit të legjislacionit shqiptar.
Duket se, ajo që është e fundit për të thënë por jo më pak e rëndësishme, është detyra e patjetërsuesshme e Ministrisë së Drejtësisë, pra dhe i Komisionit të Reformës Ligjore, për të njohur publikun me legjislacionin e ri dhe me nismat e reja ligjvënëse, për t'i dhënë gjithë trasparencën e duhur këtij procesi, i cili do të sillte jo vetëm rritje të besuesshmërisë së publikut, por edhe cilësinë e produktit që sjellin.
Të nderuar pjesëmarrës dhe kolegë,
Të nderuar anëtarë të Komisionit që po konstituohet,
Më lejoni të konfirmoj gadishmërinë time dhe të Qeverisë për bashkëveprim dhe bashkëpunim pa ekuivok.
I uroj punë të mbarë Komisionit të Reformës Ligjore, duke vlerësuar se ndoshta për herë të parë në Shqipëri e drejta dhe drejtësia do të marrin rolin aktiv të munguar në përcaktimin e ritmeve dhe të kapaciteteve të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, duke dalë nga pasiviteti apo nga pengesat që kanë sjellë interferencat apo ndërvarësia me politikën apo lobingjet e interesave edhe të paligjshme shpesh herë.
Ju uroj punë të mbarë dhe suksese!"