E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Prokurorin Kombëtar të Antimafias Italiane z. Pier Luixhi Vinja, si dhe zv/ prokurorin italian Francesko Mandoi. Në fillim të kët

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Prokurorin Kombëtar të Antimafias Italiane z. Pier Luixhi Vinja, si dhe zv/ prokurorin italian Francesko Mandoi.

Në fillim të këtij zoti Vinja dhe Mandoi shprehen vleresimin maksimal edhe te strukturave perkatese ne Itali per hapat e hedhura se fundi dhe per inisiativat e nderrmara nga Qeveria Shqiptare, te nje pakete te rendesishme ligjore per te goditur krimin e organizuar dhe trafiqet,ne vecanti pergatitjen e ligjit antimafia."Kemi njohur propozimet tuaja per ligjin antimafia dhe mendojme se rendesia eshte e dyfishte ne kete hap te sukseshem. Se pari eshte nje moment i rendesishem drejt integrimit ne BE dhe se dyti do te ndikoje drejtperdrejte ne identifikimin e te gjithe elementeve kriminal dhe pasurive te tyre. Ky eshte nje hap per te cilin ne ju falenderojme zoti Kryeminister duke theksuar se Shqiperia tashme perben nje shembull per gjithe rajonin ne kete drejtim" tha zoti Vinja ndersa ka vleresuar rezultatet ne goditjen e trafiqeve.

Kryeministri Nano ndersa ka shprehur vlerësimet për mbështetjen dhe asistencën e deritanishme të Prokurorisë së Antimafias Italiane, Ministrise se Drejtesise italiane ne bashkëpunimin per shumë çështje, duke i konsideruar si partnerë të përgjegjshëm në skemat e përbashkëta të luftës kundër aktiviteteve kriminale, tha se "Ne jemi te vendosur dhe të angazhuar për të thelluar këtë bashkëpunim në funksion të nxitjes dhe zbatimit të instrumentave ligjorë dhe institucionalë të cilët do të ndikojne drejperdrejte në goditjen e forte te krimit te organizuar", tha Z.Nano duke nenvizuar se arritjet kunder trafikut njerezor si dhe rezultatet ne drejtime te tjera tregojne se ka nje vullnet te qarte ne kete funksion.

Gjithashtu Kryeministri Nano tha se keto hapa ligjore do te ndikojne edhe ne pastrimin e politikes duke shkaterruar cdo lidhje te mundeshme qe mbron apo imunizon elementet kriminal.

Kryeprokurori i Antimafias Italiane Pier Luixhi Vinja u shpreh se projektet e përbashkëta afrojnë edhe më shumë Italinë dhe Shqipërinë në bashkëpunimin gjyqësor. Z. Vinja në këtë kuadër vlerësoi gjithashtu edhe projektin e përbashkët të investigimit dhe hetimit mes Italisë dhe Shqipërisë, ku vlerë shumë të madhe do të kenë edhe hetimet që do të zhvillohen nga policia shqiptare e cila po rrit gjithnjë e më tepër kapacitetet e saj për të operuar në këtë drejtim dhe kete po e deshmon edhe me aksionet e kryera se fundi.

Ndërkohë ne takim u konsiderua si mjaft e rëndësishme në këtë proces edhe shkëmbimin e specialistëve në mënyrë reciproke, gjë që do të ndikojë pozitivisht edhe në shkëmbimin më të shpejtë të informacioneve. Sipas Z.Vinja, legjislacioni i cili po zhvillohet dhe po evoluon dhe arritjet qe po verehen gjithnje me teper do të kene efekt edhe në kapacitetin për te rritur profesionalizmin e te gjithe strukturave te specializuara te policise dhe drejtesise.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›