E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një takim të veçantë sot pasdite me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Douglas Bereuter. Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një takim të veçantë sot pasdite me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Douglas Bereuter.

Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan përfundimet e Samitit të Stambollit, të cilat rikonfirmuan hapat e sigurtë që Shqipëria dhe vendet e Kartës së Adriatikut po bëjnë drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën e atlantikut të Veriut.

Dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se samiti ishte i suksesshëm në vlerësimin e progresit dhe të angazhimeve të Shqipërisë në plotësimin e detyrave të Planit të Veprimeve për Anëtarësim, në rolin dhe kontributet për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, ashtu edhe në kontributin e saj në koalicionin global të luftës kundër terrorizmit dhe stabilizimin e demokracive të reja pas konflikteve të njohura në Bosnje-Hercegovinë, në Afganistan dhe në Irak.

Anëtarësimi në NATO, theksoi Kryeministri, mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe përmbushja e këtij objektivi përputhet me interesat tona strategjike çka kontribuon në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjërë. Duke nënvizuar faktin se ky objektiv ka mbështetjen e plotë të opinionit publik dhe të të gjithë spektrit të forcave politike në vend.

"Jemi në përfundim të Strategjisë Kombëtare për Integrimin si synimi ynë afatmesëm që pas samitit të stambollit deri në samitin e ardhshem të realizojmë të gjitha kriteret në të gjitha fushat e integrimit, sipas Planit të Veprimit për Anëtarësim", tha z.Nano duke e njohur bashkëbiseduesin me hapat e ndërrmara në funksion të realizimit të reformave të gjithanshme që zhvillojne vendin.

Nga ana e tij, z. Bereuter vlerësoi ecurinë e reformave në këtë drejtim dhe theksoi se Shqipëria "ka bërë progres dhe është nxitës i inisiativave të rëndësishme që përcjellin stabilitet dhe bashkëpunim rajonal". Ai nënvizoi inkurajimin e fortë që Shqipëria dhe dy vendet e "Adriatik 3" morën në Stamboll me deklaratën e dyerve të hapura për to, ndërsa vlerësoi se edhe gjatë takimeve në Maqedoni në këtë funksion ishte shprehur se në bazë të rezultateve të deritanishme vendet e Kartës së Adratikut do të merren në konsideratë për anëtarësim jo më vonë se viti 2007.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›