Kryeministri Fatos Nano, në mbështetje të pikës 3, neni 1002, të Kushtetutës dhe të vendimit nr.173, dt.7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga d
Kryeministri Fatos Nano, në mbështetje të pikës 3, neni 1002, të Kushtetutës dhe të vendimit nr.173, dt.7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga deryra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose ministrit" ka urdhëruar lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Engjëll Caka.
Gjatë drejtimit të veprimtarisë së ndermarrjes janë manifestuar mangësi të cilat kanë ndikuar në nivelin e arritjeve, janë ndjerë vonesa në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore kombëtare, si dhe mosvënie në efiçensë të burimeve njerëzore.
Gjithashtu gjatë situatës së krijuar nga përkeqësimi i motit dhe rreshjeve të fundit, të cilat shkaktuan dëmtime apo bllokime të disa rrugëve kryesore kombëtrare, nxorën në pah punën e pamjaftueshme për përcaktimin dhe marrjen e masave në kohë për parandalimin e këtyre fenomeneve dhe për çbllokimin e menjëhershëm të situatave emergjente nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.