E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryeministrin e Maqedonisë Branko Cervenkovski. Pasi i ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet për humbjen tragjike të Presi

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryeministrin e Maqedonisë Branko Cervenkovski.

Pasi i ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet për humbjen tragjike të Presidentit Trajkovski, Kryeministri Nano e garantoi z. Cervenkovski, se Qeveria e Shqipërisë ka vullnetin e plotë për të vazhduar të punojë sëbashku me Qeverinë maqedonase për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit, paqes, zhvillimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu, Kryeministri Nano ka shprehur bindjen se faktori shqiptar në Maqedoni do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm dhe moderator për të ardhmen e Maqedonisë dhe te rajonit.

Kryeministri Cervenkovski ka falënderuar për mesazhet e rëndësishme në këtë moment të vështirë për Maqedoninë dhe ka theksuar se ndan të njëjtën pikëpamje për marrëdhënie të ngushta në rrugën e integrimit të të dy vendeve, por edhe të krejt rajonit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›