Kryeministri Fatos Nano, në vijim të kontakteve me autoritetet e pushtetit vendor, është takuar në Sarandë me Kryetarin e Bashkisë dhe këshilltarë bashkiakë. Z. Nano shoqërohej në këtë t
Kryeministri Fatos Nano, në vijim të kontakteve me autoritetet e pushtetit vendor, është takuar në Sarandë me Kryetarin e Bashkisë dhe këshilltarë bashkiakë. Z. Nano shoqërohej në këtë takim nga Minisri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi, Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli dhe Ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit Bashkim Fino.
Në fillim të takimi, Kryetari i Bashkisë Z. Edmond Gjoka bëri një përmbledhje të problematikës së qytetit. "Pjesëmarrja juaj zoti kryemnistër dhe e disa ministrave të kabinetit qeveritar në këtë takim tregon një impenjim të madh që ju keni për Sarandën. Eshtë në nderin tim dhe të qytetareve të Sarandës që ju kemi mes nesh për të biseduar për hallet e qyetit dhe problematikën e gjerë të problemeve që duhen zgjidhur edhe me mbeshtetjen tuaj", u shpreh Z. Gjoka.
Duke marrë fjalën Kryeministri Nano falenderoi Kryebashkiakun e Sarandës për mikpritjen dhe nënvizoi se bashkëveprimi mes Qeverisë dhe pushtetit vendor pikërisht ditën e Shën Valentinit, një simbolikë e dashurisë, është një mesazh qytetar për të gjithë se ky vend është penguar të zhvillohet normalsht nga mungesa e dashurisë, është deformuar në zhvillim nga problemet e pazgjidhura nga konfliktet e pronësisë deri te cënime të qarta urbanistike e të zhvillimeve perspektive.
Koha e fillimit të mandatit tuaj, iu drejtua Z.Nano Kryebashkiakut të Sarandës, vjen kur edhe mandati i Kryemnistrit është në gjysmën e kohës së tij. "Të dy kemi kohë përpara për të punuar e bashkëpunuar, për të çliruar frymëmarrjen e të gjithëve dhe për tu kthyer frymën atyre që po u mbahet".
Saranda, vijoi më tej Z. Nano, është një pasqyre e ndërthurur me të mirat dhe të këqiat, me atë se çfarë nuk është bërë mirë në vitet e tranzicionit. Saranda është një porte hyrjeje e daljeje dhe e lakmueshme, është një vitrine e cila kërkon mbrojtje për ta bërë më të shikueshme. Unë jam këtu me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar që kanë në kompetencë jo vetëm probleme të administrimit lokal, të fondeve publike por edhe zbatim të programeve të sotme dhe perspektivë të zhvillimit e të integrimit. Jemi së bashku, shtoi ai, edhe në momentin që buxheti po detajohet e në kohë për të debatuar për të gjetur rrugët se si do të absorbojmë disa nga sëmundjet e trasheguara dhe këtë e bëjmë me dashuri, pavaresisht se ngjyrat politike ndryshojnë. "Ne jemi për të konkuruar, në këtë rast jo politikisht por me projekte për të hapur dëshirat dhe hapsirat e nevojshme që edhe sipërmarrja vendase, edhe buxheti i shtetit, edhe buxheti juaj i pakushtëzuar i mbeshtetur mbi autoritetin tuaj fiskal, të përdoren aty ku duhet dhe me efikasitetin e duhur.
Duke u ndalur në problemet me të cilat përballet sot qyteti i Sarandës, Kryeministri Nano vuri theksin kryesisht në domsdoshmërinë e përmiresimit të furnizimit të qytetit me ujë, në përmiresimin e punës nga administrata e ujësjellës kanalizimit. Ai kërkoi që ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe ajo e Ekonomisë dhe Bashkia e Sarandës të analizojnë situatën e të bëjnë propozimet përkatese për ta kaluar në një afat kohor të shkurtër ujesjellësin në administrim të vet bashkisë.
Po ashtu, duke analizuar gjendjen e rrugëve Kryeministri Nano tha se mund të gjenden burime për të financuar përmiresimin e tyre, që nga shikimi i mundësisë për të taksuar hyrjen në Sarandë, apo dhe kalimin e ndërmarrjes së rrugëve në vartësi të bashkisë, si një mundësi për të lehtësuar zgjidhjen e zbatimit të investimeve për meremetime e përmiresime në to, trotuare etj.
Gjatë takimit, Z. Nano ngriti gjithashtu problemin e binjakëzimeve, tashmë jo me qytete jashtë vendit, por me qytete brenda, duke sjellë në vëmendje binjakëzimin midis Bashkisë së Sarandës me atë të Tiranës. Binjakëzimi i brendshëm, nënvizoi Z. Nano, mund të gjenerojë forca e mundësi të tjera zhvillimi. "A do të jeni ju dakort psh që Tiranës ti jepni dalje në det? Kjo kërkon një marrëveshje të zbatueshme, një marrëveshje kontratore, e cila pastaj të zbërthehet në kontrata midis autoriteteve vendore, midis sipërmarrësve privat të kryeqytetit dhe të zonës suaj për të menaxhuar së bashku resurset, për të përcaktuar shërbimet që keni dhe doni të ofroni, klientët që trajtoni dhe rrugët për të zgjatur sezonin turistik", tha ai.
Për këtë Kryeministri Nano kërkoi që të hartohet një projekt pilot i binjakëzimit të brendshëm, i cili të konkretizohet jo vetëm në aksin turistik, por edhe ne atë të asistencës për zhvillim për zonat e izoluara në veri e verilindje, në juglindje apo në territore të bregdetit që duhen zhvilluar akoma më mirë. "Unë do tju stimuloja, tha Z. Nano që këtë ta disiplinonim në marreveshje partneriteti mes njësive vendore. Unë me stafin tim do të influencoj të krijojmë një proces që funksionon në veshtrimin e kësaj ideje, me qëllim që sipërmarresit nga Tirana të mos vjnë këtu vetëm si kliente për ta shpenzuar në sezon pushimesh kursimet e tyre, por për të ndërtuar, zhvilluar e afruar për ta shërbime që stimulojnë zhvllimin". Duke iu drejtuar ministrave pjesëmarrës në takim, Z. Nano tha se për këtë brenda muajit mars të ndërtohet një kuadër unik dhe pastaj të ndiqet si do të funksionojë ai.
Një nga çështjet me të mprehta të këtij takimi ishin dhe problemet e urbanistikes, ku Kryeministri është ndalur me sugjerime e vrejtje për të dalë nga një situatë, që sipas tij, është jo vetëm alarmante por edhe vdekjeprurëse për qytetin. Duke iu drejtuar specialistëve të Institutit të Projektimeve, të cilët prezantuan një maket studimi për zhvillimin jo vetëm të qendrës së qytetit por edhe më gjërë, Z. Nano tha se duhet të ndërhyhet për të penguar zhvillimin spontan. Duke folur për konceptin e zhvillimit perspektiv, Kryeministri tha se duhet ti japim një mesazh real qytetareve: nëse duan ti harxhojnë paratë e tyre tani duke i zënë frymen qytetit e njeri tjetrit apo më vonë, mbi bazën e një studimi korrekt.
Z. Nano tërhoqi vemendjen e të pranishmeve dhe autoritetit të bashkisë për atë që ai e quajti konsensus kaotik që po e çon qytetin me hapa të sigurta drejt vdekjes. "Treguesi më i qartë i asfiksimit, tha zoti Nano, është ngushtimi gjithnjë e më shume i hapsirave dhe kohezgjatjes të sezonit turistik për shkak të kaosit në ndërtime e prishjes së imazhit për pushuesit. Qeveria është e gatshme tju mbështesë në çdo hap të përmiresimit të kësaj situate, por ju duhet ti bindni qytetarët, të sensibilizoni komunitetin që ata të kuptojnë se është e pamundur të vazhdohet kështu me prishje absurde të kursimeve të tyre për të pushtuar arteriet e lëvizjes së lirë të jetës së qytetit. Shpëtojeni qytetin nga autovdekja". Ai u kërkoi specialisteve që merren me studimin urbanistik të Sarandës ta spostojnë studjon për tre muaj në Sarandë, në një ambjent të hapur për qytetaret. "Të riparoni bashkë me ta mangesite e ta shpëtoni qytetin nga vdekja e sigurtë. 24 orë në 24 ju të jeni me qytetarët e tu shpjegoni atyre katastrofen sesi duke vazhduar kështu mund të vdesin vetveten dhe qytetin", tha ai.
Në përfundim, Z. Nano i kërkoi Kryetarit të Bashkisë identifikimin e të gjitha vendimeve të KRRT-së së rrethit, të cilat për shkaqet e mësiperme duhen anulluar, dhe çfarë leje apo sheshe ndërtimi që asfiksojnë qytetin duhen pezulluar. "Ato i sillni në KRRTR sepse e dime ne si ta bëjmë antimasakren. Duhet të filloni që tani të bëni pesë shembuj, edhe nga ata që dikush këtu i quajti baloze që vijnë nga Tirana e ndërtojnë. KRRTR do të jetë ne dispozicion në një mbledhje të veçantë për të anulluar çdo gjë të paligjshme", tha Kryeministri Nano.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Z.Gjoka, në përgjigje të ftesës për bashkëpunim e garantoi Kryeministrin Nano për një angazhim serioz në përballimin e problemeve të shumta të qytetit. Ambicja jonë, tha ai është për të sistemuar e përballuar problemet e shumta.
Kryeministri Nano është interesuar njëheresh edhe për vlerat arkeologjike dhe kulturore të qytetit dhe, në këtë kuadër, nën shoqërinë e specialisteve të këtyre fushave ka vizituar bazereliken në afërsi të bashkisë si dhe kishën e 40 shenjtoreve ku është duke u zbatuar një projekt restaurimi e reabilitimi të vlerave kulturore të saj.