Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot pasdite, mbledhja e rradhës e Këshillit të Ministrave me tematikë, "Për mbrojtjen e tokës bujqësore, për përcaktimin e kritereve të
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot pasdite, mbledhja e rradhës e Këshillit të Ministrave me tematikë, "Për mbrojtjen e tokës bujqësore, për përcaktimin e kritereve të indeksimit të pagave, si dhe për aderimin e Republikës së Shqipërisë në disa marrëveshje ndërkombëtare në fushën e transportit detar dhe tokësor".
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi disa vendime nga të cilat më të rëndësishmet janë vendimi për miratimin e rregullave për indeksimin e pagave, ai për transferimin e pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore etj.
Objektivi i vendimit, për miratimin e rregullave për indeksimin e pagave, është indeksimi i pagave çdo vit, proces që do të realizohet nga Ministria e Punës dheÇështjeve Sociale, mbështetur në indeksin e përgjithshëm të çmimeve të konsumit e inflacion vjetor të publikuar nga INSTAT.
Indeksimi do të bëhet çdo fillim viti. Ky vendim përcakton kriteret dhe rregullat në këtë drejtim si dhe zbutjen e efekteve të reformave për qytetarët, trasparencën duke shmangur edhe abuzimet e mundshme për këtë çështje. Gjithashtu ky hap i sotëm është edhe angazhim i qeverisë në marrëveshjen me sindikatat. Së shpejti qeveria do të bëjë edhe indeksimin e pagave për këtë vit.
Në këtë vendim është parashikuar që indeksimi të kryhet në fillim të çdo viti. Masa e indeksimit do të përcaktohet jo më vonë se data 31 mars e çdo viti,dhe mbi bazën e indeksit që do të shpalli INSTAT dhe do të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Indeksimi i pagave nuk do të kondicionohet nga strategjitë për rritjen e pagave apo të pensioneve.
Vendimi përcakton gjithashtu se cila pjesë e pagës do të indeksohet. Meqënëse aktualisht kemi sisteme të ndryshme pagash, është përcaktuar që kryesisht të indeksohen pagat bazë, pagat bazë për gradë, pagat fikse, dhe jo shtesat e tjera që aplikohen mbi pagën bazë apo fikse. Kjo bëhet me qëllim për të ruajtur një linjë të caktuar të procesit të indeksimit.
Ministritë dhe institucionet e tjera qëndrore duhet të paraqesin në Ministrinë e Punës dheÇeshtjeve Sociale të dhënat për numrin e punonjësve dhe pagat të ndara për çdo sistem page (në një institucion mund të ketë dy a më shumë sisteme pagash, si rezultat i miratimit dhe zbatimit të strukturës së pagave të nënpunësve civilë si dhe miratimit të sistemit të pagave, pagë-gradë në disa struktura të caktuara sic janë forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura, etj.)
Për qeverisjen vendore në këtë vendim është parashikuar që organet e qeverisjes vendore të kryejnë vetë procesin e indeksimit, por brenda kufijve të miratuar më parë nga Këshilli i Ministrave, të cilat do të indeksohen dhe do të përfshihen në vendimin e indeksimit.
Në vendim është parashikuar dhe përcaktimi i rregullave për indeksimin e pagave në ndërmarrjet jobuxhetore me kapital 100 për qind shtetëror. Për ndërmarrjet shtetërore me aktivitet të rregullt do të kryhet vetëm indeksimi i pagës minimale, mbasi kufiri maksimal indeksohet me pagat e institucioneve buxhetore.
Vendim tjetër i rëndësishëm që miratoi Këshilli i Ministrave për reformat e decentralizimit të pushtetit vendor është ai "Për transferimin e pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore".
Ky vendim realizon transferimin e disa sistemeve të ujesjellës-kanalizimeve nga pronësi shtetërore në pronësi të njësive të qeverisjes vendore dhe krijon mundësitë për ushtrimin me kompetenca të plota të funksionit të shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimet nga njësitë e qeverisjes vendore përkatëse.
Sipas këtij vendimi, do të transferohen 14 sisteme të ujesjellës-kanalizimeve që u përkasin 11 SH.a dhe 3 ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve në 18 njësi të qeverisjes vendore.
Transferimi i këtyre sistemeve është një process në vazhdim. Po ashtu vendimi parashikon që njësitë e qeverisjes vendore të respektojnë marrëveshjet,detyrimet kontraktore-kontratat e shërbimit, të koncesionit, administrimit apo qeradhënies në fuqi, të nënshkruara nga ndërmjet Këshillit të Ministrave, ministrive dhe institucioneve qendrore me donatorë apo kompanitë kontraktuese.
Njësitë e qeverisjes vendore, të cilat përfitojnë këto prona janë të detyruara të ruajnë statusin juridik të paktën për një periudhë 2 vjeçare.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për miratimin në parim, të marrëveshjes së kredisë së zhvillimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA),për projektin e prodhimit dhe të ristrukturimit të sektorit të energjisë".
Ndërtimi i një TEC është vlerësuar i domosdoshëm nga studimet e bëra nga disa kompani të huaja, me financim të Bankës Botërore,si dhe është përcaktuar si prioritet i investimeve në gjenerim nga Strategjia Kombëtare e Energjisë miratuar nga Këshilli i Ministrave.Duke parë se sektori elektroenergjitik po zbaton të gjitha detyrimet që ka patur në realizimin e targetave të parashikuara në Planet e Veprimeve të KESH sh.a dhe në zbatimin e reformave për ristrukturimin e tij, IDA, BERZH-i dhe BEI kanë rënë dakort për financimin e ndërtimit të fazës së parë deri në 135 MË,të një TEC me fuqi të instaluar totale prej rreth 300 MË.
Marrëveshja e kredisë me IDA parashikon financimin në masën 25 milionë USD dhe është me Termat Standarte të Shoqatës për Zhvillimin Ndërkombëtar (IDA). Nga kjo shumë 20.86 milionë USD do të alokohet për komponëntin e parë dhe 4.14 milionë USD për komponentin e dytë. Asistenca teknike do të përballohet vetëm nga IDA.