Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në Seminarin rajonal për energjinë, i BERZH për Europën Juglindore. Në këtë veprimtari te rendesishme të organizuar nga BERZH në bashkëpunim me
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në Seminarin rajonal për energjinë, i BERZH për Europën Juglindore. Në këtë veprimtari te rendesishme të organizuar nga BERZH në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë merrnin pjesë President i BERZH Jean Lemierre, Ministri i Financave te Austrise Karl-heinz Grasser,Komisioneri per energjine i Komisionit te BE Andris Piebalgs, Ministrat e Energjise te vendeve te rajonit tone, përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare, të institucioneve financiare ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, përfaqësues të sektorit privat, komunitetit të donatorëve etj.
Kryeministri Fatos Nano në fjalën e Tij me këtë rast u shpreh:
"Kam një kënaqësi të veçantë që si Kryeministër i vendit të përshëndes pjesëmarrësit e kësaj Konference shumë të rëndësishme për ne dhe për rajonin, pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e disa vendeve anëtare të këtij institucioni të pazëvendësueshëm europian siç është BERZH-i për zhvillimin dhe përparimin tonë, në integrim me tregjet globale dhe me BE-në. Kjo është një ngjarje europiane për vendin tim dhe më vjen mirë që pas seancës së radhës së dialogut politik midis partnerësh të Qeverisë së Shqipërisë dhe Komisionit Europian që pata dje, të mundem të kontribuoj në ngjarje të tilla të rëndësishme, që nxisin dhe disiplinojnë më mirë ecurinë tonë për përafrimin, asociimin dhe integrimin funksionues të vendit dhe të rajonit me Bashkimin Europian.
Është shumë e rëndësishme tematika e këtij seminari, që lidhet me tregun rajonal të energjisë, e rëndësishme për secilin nga vendet tona, jashtëzakonisht e rëndësishme për gjithë procesin e përafrimit dhe integrimit institucional, ekonomik dhe gjithëpërfshirës, në të cilin jemi angazhuar në mënyrë të pakthyeshme. Mbajtja e kësaj konference në Tiranë është një dëshmi tjetër e drejtpërdrejtë e karakterit të pakthyeshëm të këtij procesi dhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, provë e angazhimeve tona serioze për këtë objektiv të përbashkët, por edhe një evidencë e transformimeve dhe për këtë shkak e kapaciteve që po arrijmë të krijojmë dhe zhvillojmë për partneritet dhe kompeticion në realitetet e tregjeve të standarteve dhe të institucioneve, që përfaqëson për ne si objektiv Europa e bashkuar.
Jam i bindur që ky seminar do të na ndihmojë për t'i evidentuar dhe konsoliduar kapacitetet tona partneriale dhe ndërvepruese. Për Qeverinë e Shqipërisë, shpresoj dhe jam i bindur ashtu si për të gjithë vendet e rajonit, nuk ka objektiv më të rëndësishëm politik sesa konsolidimi dhe dinamizimi i proceseve dhe reformave të integrimit europian dhe më gjerë, Euro-Atlantik, të rajonit të Europës Juglindore. Gjithçka që strukturojmë sëbashku, gjithçka që nxit reformat strukturore në aspekte prioritare dhe të rëndësishme të përafrimit tonë me standartet e botës moderne është pjesë integrale e këtij procesi të rëndësishëm, jo vetëm nacional, jo vetëm rajonal, por global të integrimit euroatlantik të Ballkanit.
Në këtë vlerësim më lejoni të theksoj se zhvillimi i projekteve ekonomike rajonale ka marrë për ne një rëndësi të pakonkurueshme. Ne jemi të bindur se ky objektiv dhe ky proces që na ka përfshirë, i pamendueshëm pak vjet më parë, është shtrati material dhe kryesor në të cilin përpjekjet e qeverive shoqërohen, mbështeten dhe konkurohen nga sipërmarrësit, nga institucionet e tregut, nga shoqëria civile. Pra ka shumë aktorë që janë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm në këtë proces. Ka një numër të rëndësishëm nismash ekonomike rajonale, marrëveshjet dy dhe shumëpalëshe që i mbështesin dhe i nxisin këto nisma. Nuk janë pak Marëveshjet e Tregëtisë së Lirë që shoqërojnë dhe krijojnë hapësirat e lëvizjes dhe të konkurimit të lirë për iniciativat sipërmarrëse, që po afrojnë dhe strukturojnë tregun e rajonit me tregun e BE-së dhe tregjet globale. Po shtohen marrëveshjet e bashkëpunimit doganor, që lehtësojnë shkëmbimet dhe konkurencën në këtë fushë.
Të gjitha këto nuk mund të konceptohen pa energjinë, pa strukturimin e tregut të energjisë, pa krijimin e një tregu të vetëm energjetik për rajonin, natyrisht jo konfliktual dhe koherent me tregun europian dhe me tregjet globale, ku gjithashtu energjia ka një peshë të rëndësishme dhe efektin e frenuesit apo të multiplifikatorit të rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Unë jam i lumtur të ndaj me ju vlerësimin proaktiv, se kjo klimë e re ndërveprimi dhe konkurence në rajon po e bën Europën Juglindore, potencialet dhe kapacitetet tona gjithnjë e më atraktive për investitorë gjithnjë e më të mëdhenj strategjikë. Ky seminar është një dëshmi e këtij realiteti dhe në këtë seminar jam i lumtur që marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve financiare të rëndësishme të Europës dhe të tregjeve globale, të cilët janë këtu jo vetëm për të shprehur mesazhin e partneritetit me ne, por për të identifikuar dhe konsoliduar interesat e bashkëpunimit ekonomik, të lëvizjes së flukseve financiare, që krijojnë më shumë vlerë të re dhe që për këtë arsye mund të paguhen, të shlyhen dhe të gjenerojnë cikle dhe hapësira më të gjera shkëmbimesh, sipërmarrësish.
Po e shfrytëzoj këtë rast për të dhënë dhe më shumë informacion për vendin tim, për një demokraci në rritje, me një rritje të qëndrueshme ekonomike që mbështetet në një stabilitet politik, që e garanton më mirë partneritetin dhe vazhdimin e angazhimeve të përbashkëta.
Vendi im prej 7 vjetësh ka një qëndrueshmëri makroekonomike dhe financiare mjaft nxitëse për procesin e reformave strukturore dhe institucionale të domosdoshme, që prodhojnë rritje të qëndrueshme dhe që prodhojnë hapësira transaksionesh më të kualifikuara me ju.
Qeveria që unë drejtoj vazhdon të mbetet e angazhuar dhe të shtojë instrumentat standarte, që ju njihni dhe përdorni për të siguruar vazhdimësinë e stabilitetit dhe të rritjes ekonomike në nivele 6-7 % cdo vit dhe për ta mbështetur këtë me programe dhe projekte prioritare si ato të tregut të energjisë, të ristrukturimit të energjetikës të eksperiencave rajonale dhe globale në këtë fushë.
Ne jemi këtu për t'ju garantuar se partneri dhe interlokutori juaj kryesor do të jetë edhe më shumë në të ardhmen, jo qeveria, por sektori privat, sektori financiar, sektori dinamik bankar i tregut të brendshëm, i tregut të hapur të Shqipërisë, në të cilin operojnë 17 institucione private bankare, të cilat realizojnë 98% të turn-over të kapitaleve bankare në vend.
Të nderuar miq dhe partnerë,
Në të gjithë këtë proces roli i BERZH ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet i dorës së parë. Strategjia që kemi mundur të ndërtojmë sëbashku për bashkëpunim, na ka dhënë mundësi të promovojmë zhvillimin e sektorit privat me investime direkte, me asistencë dhe mbështetje financiare për privatizim dhe investime në infrastrukturë, në energjetikë, në sektorët bankarë dhe financiarë, që e shoqërojnë këtë zhvillim, të cilave ne do të vazhdojmë t'u përgjigjemi me reforma më të thella të decentralizimit të qeverisjes, administrimit publik, duke u dhënë më shumë hapësira vetëveprimi autoriteteve të pavarura, autoriteteve lokale dhe partnerëve lokalë me të cilët ju ndërtoni kontrata transaksionesh të qëndrueshme.
Të nderuar miq,
Këto janë vite të një progresi dinamik, të cilin ne jemi shumë të interesuar të mos ndërpritet, sepse ekonomia jonë e tregut është e re. Resurset tona janë ende për tu aktivizuar. Ne duam t'i vëmë ato në funksion të konsolidimit të ndryshimeve sasiore dhe cilësore që e sjellin vendin në standartet e tregjeve globale dhe të tregut europian. Ne i njohim për shkak të asistencës dhe të bashkëpunimit me ju, vakumet dhe deficitetet e kapaciteteve dhe të instrumentave apo të institucioneve të administrimit dhe të tregjeve, që duhet të vazhdojmë të krijojmë.
Ne e njohim mirë paaftësinë e trashëguar të sistemeve tona për të përballuar rritjen e qendrueshme dhe kompeticionin që vjen nga tregjet globale, prandaj ne jemi të motivuar për të paraqitur te ju angazhimin dhe detyrat e programuara, që kemi marrë përsipër edhe në fushën e energjisë për thellimin e reformave strukturore, që synojnë vendosjen e një ballance midis mekanizmave të veprimit të tregut dhe ndërhyrjeve të qeverisë. Ne jemi të bindur se ndryshimet e mëtejshme të pritura, të munguara apo të arritura, në sektorin e energjisë nuk ndodhin spontanisht.
Ristrukturimi i sektorit energjetik në tërësi apo i atij elektroenergjetik në veçanti po vazhdojnë të realizohen në përputhje me politikat që kemi strukturuar sëbashku dhe me angazhimet që kemi marrë përballë jush. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bazën ligjore që ju jep më shumë garanci dhe qëndrueshmëri angazhimeve partneriale të marra me ju. Ne do të vazhdojmë të konsolidojmë garancitë ligjore për thellimin e pjesëmarrjes sonë në iniciativat rajonale dhe prandaj sektori energjetik duket se ka hyrë në një proces të pakthyeshëm integrimi, në harmoni me strategji rajonale, europiane dhe me tendenca globale të zhvillimit të tregjeve energjetike.
Në rajonin tonë kanë marrë jetë një numër iniciativash dy dhe shumëpalëshe që lidhen drejtpërsëdrejti me tregun e energjisë, që synojnë në mënyrë të veçantë diversifikimin dhe ballancimin e burimeve energjitike në raport me konsumet në rritje. Unë nuk mund të mos përmend si projekte të rëndësishme dhe prioritare të tilla si AMBO, apo rrjetet e interkonjeksionit, që janë infrastruktura, projekte dhe investime të rëndësishme, që nxisin unifikimin sa më të shpejtë të tregut të energjisë dhe që po bëhen realitete funksionuese në ekonomitë dhe tregjet tona në rajon.
Do të dëshiroja të theksoja se sektori i energjisë, reformat në tregun e energjisë, angazhimi ynë kombëtar shtetëror dhe ekonomik për krijimin e një tregu energjie në rajon, përbën një prioritet nacional të pazëvendësueshëm në të gjitha strategjitë tona të zhvillimit. Më lejoni të marr si shembull sintetik në këtë funksion Parkun, programin investimin, vëmendjen, që ne i kushtojmë Parkut Energjetik të Vlorës, pikës ku mund të ndërtohet infrastruktura dhe interkonjeksione të rëndësishme, që mund të maketizojnë dhe të realizojnë nga pikëpamja e tregjeve globale pozicionin strategjik të Shqipërisë dhe të rajonit në korridorin e flukseve ekonomike dhe të shkëmbimeve të lira, që lidh Evropën Perëndimore me Azinë Lindore. Ne nuk po i projektojme,- në sajë dhe të asistencës dhe të mbështetjes suaj,- këto projekte dhe programe, këto tregje dhe struktura energjetike, me parametra të një tregu të ngushtë lokal, por po i zhvillojmë konsideratat dhe kalkulimet në përputhje me nevojat dhe interesat e këtij sektori të tregut të gjerë global, për të cilin po flasim.
Dua të ritheksoj se objektivi kryesor i politikës së qeverisë shqiptare i shprehur në Strategjinë Kombëtare të Energjisë mbetet jo thjesht dhe vetëm ballancimi i kërkesave konsumatore të vendit, në funksion të qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike me burimet energjetike dhe kapacitetin menaxherial të tyre, por edhe objektiva të mijëvjeçarit dhe të organizatave shumëpalëshe, që monitorojnë zhvillimin e qëndrueshëm global në mbrojte të mjedisit dhe në funksion të integrimit dhe të nevojave e resurseve të komuniteteve, në mënyrë jo konfliktuale me këtë dinamikë rritjeje. Ne vazhdojmë të kemi angazhim dhe shqetësim kryesor në administrimin e këtyre projekteve përdorimin eficent të burimeve energjetike të vendit.
Shqipëria sot plotëson rreth 60% të nevojave të saj për energji me burimet e brendshme dhe pjesa tjetër është shkëmbim ndërkombëtar, plotësohet nëpërmjet importit. Duke vlerësuar rritjen e kërkesave për energji, e cila i tejkalon kapacitetet e vendit, shkalla e vetëfurnizimit ka njohur prirjen e rënies nga 90% në vitin 1990, në 60 % në vitin 2003. Strategjia Kombetare e Energjise, që është duke u zbatuar nga Qeveria Shqiptare, tregon se ne Qershorin e 2003 kerkesa per energji elektrike rritej me rreth 6% ne vit, kurse kerkesat per nafte dhe gaz rriteshin me rreth 5.5% ne vit.
Prandaj ne jemi shumë të vëmendshëm të angazhuar dhe të interesuar për vazhdimin dhe fuqizimin e Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar, objektiv i parashikuar ne programet tona afatmesme dhe afatgjata, që realizohet me mbeshtetjen e strukturuar mirë të Organizmave Financiare Nderkombetare, te donacioneve te shume Qeverive dhe Vendeve mike, te cilat e shfrytëzoj këtë rast ti falenderoj sërish. Në këtë mjedis kontributi financiar i BERZH-it ne kete sektor eshte i konsiderueshem dhe vetem per 2 -3 vitet e fundit ka arritur ne rreth 95 milion EURO. Financimet e BERZH-it kane qene mjaft efektive ne projekte te rendesishme, si ne Rehabilitimin e Hidrocentraleve te Kaskades se Drinit, ne ndertimin e nenstacionit 400 kV në juglindje të vendit, ne fuqizimin e shume nenstacioneve dhe rrjeteve shperndares te disa qyteteve kryesore dhe se fundi ne kontributin prej 40 milion EURO ne ndertimin e TEC-it te ri te Vlores, një projekt me shumë faza, që do të vazhdojë të zhvillohet. Mbetet shumë e rëndësishme dhe efikase për ne edhe asistenca e BERZH-it ne ngritjen e nivelit menaxherial dhe vecanërisht në dinamizimin e reformave që po kryen KESH.
Te gjitha zhvillimet ne sektorin elektroenergjitik kombëtar nuk mund të kenë të ardhme- prandaj po bëhen ne harmoni te plote me objektivat për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht për krijimin dhe ndërveprimin në tregun e energjise të vendeve të Europes Juglindore. Më lejoni të përmend projektet e rëndësishme per ndertimin e linjave te interkonjeksionit energjetik 400 kV, qe do te lidhin sistemin shqiptar me ate te Malit te Zi, Kosoves dhe Maqedonise, si projekte prioritare per komunitetin energjetik të rajonit, për tregun e njësuar elektroenergjitik dhe bashkeveprimin e tij me sistemet e tjera ne Rajon dhe më gjerë. Une mbetem i bindur se iniciativa e ndermarre nga BERZH-i per të kryer studimin e leverdishmerise ekonomike te linjes se interkonjeksionit - energjetik 400 kV Bullgari-Maqedoni-Shqiperi-Itali eshte pikenisja e nje apo disa projekteve të tjera te mëdha strategjike per rajonin dhe për tregjet globale, ku rajoni ka një peshë.
Unë ndihem i stimuluar nga fakti që Shqiperia zoteron potenciale te medha te energjise hidrike. Ajo ka arritur të shfrytezojë deri me sot vetem 30% te burimeve nacionale, me hidrocentralet kryesore te cilat japin rreth 90% te prodhimit te energjise elektrike në vend. Duke e vlerësuar nga pikëpamja e konsideratave tregtare kete karakteristike te sistemit energjetik shqiptar dhe në krahasim me karakteristikat e sistemeve fqinje në rajon, te cilat jane mbeshtetur ne prodhimin e energjise mbi baza termike, unë besoj se eshte me interes reciprok të ndërtohen dhe të konsolidohen sistemet e shfrytezimit komplementar të burimeve tona hidrike me ato termike, ne dobi të konsolidimit e të dinamikës së komunitetit energjetik për Europën Juglindore. Pra kjo nuk mbetet nje dukuri lokale, por është një dukuri rajonale me tendencë globalizimin. Shqiperia do te vazhdojë të kontriboje me dimensionet e saj ne kete drejtim, duke ofruar resurse hidrike, edhe si objekt financimesh për BERZH apo institucionet e tjera që sjellin vëmendjen dhe angazhimin e investitoreve strategjike për ne dhe për tregun energjetik të rajonit.
Ne jemi këtu për të rikonfirmuar dhe konsoliduar angazhimet tona për forcimin e bashkëpunimit me sistemet fqinje, për pjesëmarrje më aktive në tregun rajonal të energjisë, sepse programi i Qeverise që unë drejtoj e ka prioritet rehabilitimin e burimeve ekzistuese dhe ndertimin me investime të përbashkëta të burimeve te reja të gjenerimit të energjive mbi bazë termike.
Ne kete funkision deri ne vitin 2007 ne parashikojmë te sigurojmë nje kapacitet termik shtese deri ne 135 MW dhe nje shtese prej 270 MW deri ne 2010, me nje vlere investimi vetem per sektorin e gjenerimit te energjise elektrike prej 300 Milion USD.
Bazuar ne parimet e ekonomise se tregut te lire e vecanërisht ne perputhje me Direktiven e BE te Energjise Elektrike 2003/54, qeveria shqiptare po nxit dhe monitoron institucionet e specializuara, pra të administratës publike shqiptare që ne bashkepunim me Banken Boterore do të përshpejtojnë realizimin e studimit teresor per ristrukturimin dhe skemën e privatizimit te sektoreve te gjenerimit dhe shperndarjes të energjisë elektrike.
Ne mbetemi plotesisht të angazhuar ne pershpejtimin e procesit te Stabilizim Asociimit dhe Axhendes se reformave në matricën e Asociimit me BE-ne, duke njohur dhe ruajtur prioritetet që ka çdo iniciativë per krijimin e Tregut rajonal te Energjise per Vendet e Europes Juglindore. Ne i kemi dokumente pune në tryezat tona të aksioneve ekzekutive dhe politike, të reformave dhe të veprimeve partneriale, dy Memorandumet e Mirekuptimit, te Athines ne Nentor 2002 dhe Dhjetor 2003, dhe prandaj po presim me një padurim të disiplinuar firmosjen e Traktatit te Energjise së shpejti, duke qenë te pergjegjshem se kemi hyre ne nje proces te pakthyeshem, në dobi të ristrukturimit te sektorit energjitik, te liberalizimit te tregut te saj dhe te integrimit ne tregun rajonal dhe europian.
Për ne është busull orientuese adaptimi dhe krijimi i kapaciteteve funksionuese, që mbështeten në standarte Europiane në këtë treg. Ne nuk mund ta arrijmë këtë gjë pa rritur dhe forcuar kapacitetet e bashkepunimit në rajon, shfrytezimin e mundesive potenciale që harmonizojnë dhe integrojnë sistemet ne një treg të perbashket energjetik të Rajonit. Dhe ky mbetet objektivi final që shoqëron dhe i jep energji procesit të integrimit të Shqiperise ne familjen europiane dhe më gjerë.
Me lejoni duke përfunduar te falenderoj BERZH-in, organizatorin kryesor të këtij partneriteti dhe bashkëbisedimi, Komisionerin e Bashkimit Europian për energjinë, Ministrin e rëndësishëm të Financave të Austrisë mike, që drejton bordin e BERZH, ministrat e energjise apo përfaqësuesit e vendeve të interesuara dhe të angazhuara në nismat për komunitetin e ri energjetik rajonal, pjesemarres ne kete Konference, duke ju uruar të gjithëve pune te mbare".