E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi takon peshëngritësit kampionë të Evropës Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrim

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi takon peshëngritësit kampionë të Evropës

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Evropian, znj, Ermelinda Meksi ka zhvilluar sot një takim me kampionët shqiptarë të moshave të reja të sapokthyer nga Kampionati Evropian me gjashtë medalje të arta dhe një medalje bronxi. Në këtë takim peshëngritsit e rinj janë shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe trainerët e tyre.

"Faliminderit për këtë dhuratë të madhe që i dhatë Shqipërisë. Ju na keni dhënë lajmin më të bukur të javës. Dhe me këtë rast pqrfitoj dhe nga prania e medias për të tërhequr vëmëndjen për të potencuar dhe dhënë realisht ato lajme që vërtet na bëjnë të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë"- është shprehur në takim zëvëndëskryeministrja Meksi.

"Eshtë kënaqësi e vecantë që sporti i bukur i peshëngritjes mbetet në pararojën e sportit shqiptar. Ju na krijoni dhe njëhërë atë ndjeshmëri, neve si struktura qeveritare, për të patur vëmëndjen maksimale te ju brezi i ri që po perconi mesazhet që ne realisht duam të japim në Europë, ato vlera të shqiptarëve që ju përfaqsoni me ngritjen e flamurit shqiptar jo pak, por gjashtë herë në Kampionatin Evropian. Kundrejt këtij kontributi tuaj për vendin, objektivi ynë është të mundësojmë me anë të politikave sa më efikase që këtë brez ta mbajmë në Shqipëri dhe ta kthejmë në përcues të vlerave që vendiynë ka shumë nevojë te demonstrojë"- u është drejtuar znj. Meksi sportistëve të rinj.

Zëvëndëskryeministria Meksi dhe Ministria e Kulturës Dade kanë shprehur angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për mbështetje të vazhdueshme materiale dhe plotësim të kushteve normale për stërvitje të ekipeve të reja të peshëngritjes si në Shkodër dhe në Elbasan, me qëllim përgatijen sa më të mirë te tyre për Kampionatin e ardhshëm të 2008-ës. Ministrja Dade ka theksuar nevojën e krijimit të terrenit legjslativ për mbështetjen e plotë financiare të këtyre kampionëve të peshëngritjes nën moshën 17 vjecare. Ekipi shqiptar fitoi vendin e dytë në rendtijen evropiane të Kampionatit Evropian të peshëngritjes, që përfundoi të shtunën e kaluar në Dortmund të Gjermanisë, Gerti Trasha, Erkand Qerimaj dhe Endri Haxhihyseni i dhuruan Shqipërisë gjashtë medalje ari dhe një bronxi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›