Kryeministri Fatos Nano priti sot Ambasadorin e ri te Mbreterise se Suedise, ne vendin tone, me rezidence ne Rome, Z.Staffan Wringsen. Kryeministri i uroi Ambasadorit Wringsen mireseardhjen ne ven
Kryeministri Fatos Nano priti sot Ambasadorin e ri te Mbreterise se Suedise, ne vendin tone, me rezidence ne Rome, Z.Staffan Wringsen.
Kryeministri i uroi Ambasadorit Wringsen mireseardhjen ne vendin tone dhe suksese ne detyren e tij te rendesishme. Ai tha se marredheniet e Shqiperise me Suedine jane tradicionalisht shume te mira dhe mbeshteten mbi vullnetin politik te te dyja paleve per progres te perhershem.
"Vendi yne vlereson nivelet e larta te zhvillimeve ne Suedi dhe do te perpiqet qe nepermjet formave interesante, moderne e dinamike te bashkepunimit te siguroje sa me shume dobi nga bashkepunimi bilateral", tha Kryeministri.
"Ditet e fundit, - vazhdoi me tej Kryeministri - u inagurua fillimi i negociatave per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Shqiperise dhe BE, ç'ka shenon nje hap inkurajues drejt progresit permanent ne skemat integruese europiane".
Me kete rast z. Nano vleresoi perkrahjen konstante te Suedise per Shqiperine ne kete proces dhe i shprehu falenderime te sinqerta Qeverise Suedeze. "Jemi te bindur, -tha Kryeministri Nano- se mbeshtetja dhe ndihma juaj nuk do t'i mungoje Shqiperise edhe ne te ardhmen ne rrugen e integrimit ne BE".
Kryeiministri theksoi se Qeveria shqiptare dhe strukturat e tjera perkatese jane angazhuar ne nje axhende teper serioze reformash administrative e institucionale sipas normativave europiane. "Ne vazhdojme te jemi te angazhuar gjithashtu ne lufte te ashper ndaj krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, per sigurimin e rendit dhe te kufijve. Aktualisht kemi hyre ne nje faze te avancuar, duke aplikuar skema te bashkepunimit e nderveprimit nderinstitucional, ne plan kombetar e rajonal, ne luften ndaj krimit e trafiqeve. Keto mund te perbenin edhe subjekte te bashkepunimit bilateral shqiptaro-suedez ne te ardhmen".
Ambasadori suedez falenderoi per pritjen dhe ripohoi se marredheniet midis dy vendeve jane shume te mira, por me mundesi te gjera per progres te metejshem, vecanerisht ne fushen ekonomike dhe ate te investimeve.
"Baze e rendesishme jane zhvillimet tuaja si dhe procesi i reformave, te cilin ne e kemi ndjekur me simpati. Vemendja jone eshte perqendruar gjithashtu edhe ne vendosmerine tuaj per te luftuar seriozisht krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale, si dhe per te siguruar rendin dhe kufijte. Ne do te vazhdojme t'ju mbeshtesim ne perpjekjet tuaja per afrim ne BE", tha ambasadori Wringsen.