E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Nderministror i Energjise u mblodh sot paradite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Komiteti diskutoi raportin per zhvillimin e burimeve gjeneruese te energjise elektrike. Ky rapo

Komiteti Nderministror i Energjise u mblodh sot paradite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano.

Komiteti diskutoi raportin per zhvillimin e burimeve gjeneruese te energjise elektrike. Ky raport konsiston ne permiresimin e menaxhimit te rezervave hidrike, ne nevojen e permiresimit te strukturave te prodhimit te energjise elektrike pra ne diversifikimin e energjise, si dhe ne permiresimin e cilesise se furnizimit me energji duke reduktuar ndjeshem humbjet teknike ne transmetim.

Ministri i Industrise dhe Energjitikes, Viktor Doda, vuri ne dukje se per zhvillimin e burimeve gjeneruese te vendit jane bere studime nga kompani te huaja ne bashkepunim me strukturat vendase, te cilat kane sherbyer si baze per identifikimin dhe pergatitjen e projekteve te zhvillimit. Keto projekte jane perqendruar ne rehabilitimin e burimeve ekzistuese dhe ne mundesine e ndertimit te burimeve te reja. Ministri Doda raportoi mbi ecurine e ketyre projekteve.

Kryeministri Fatos Nano kerkoi hartimin e nje kalendari per percaktimin e afateve per vendimmarrje ne kete drejtim, si dhe kerkoi hartimin e studimeve duke i dhene perparesi burimeve alternative te energjise. Kryeministri u ndal ne vecanti ne mundesite e shfrytezimit te energjise diellore, duke marre si shembuj edhe vende fqinje qe kane aplikuar prej vitesh shfrytezimin e ketyre burimeve per energji. Kryeministri ngarkoi Ministrine e Industrise dhe Energjitikes dhe ate te Ekonomise qe te strukturojne nje program bashkepunimi, i cili te kaloje nga studimet drejt promovimit te tregut per burimet alternative per energjine.

Ne kete kuader specialistet e Ministrise se Industrise dhe Energjetikes sqaruan se ne rastin e perdorimit te paneleve diellore per vitin 2004 do te kurseheshin 250 giga wat/ h ndersa deri ne vitin 2015 kjo vlere kursimi do te arrije shifren prej 1000 giga wat /h.

Komiteti diskutoi edhe per zbatimin e vendimit nr. 26, date 16.1.2003, te Keshillit te Ministrave, "Per nje ndryshim ne vendimin nr. 602, date 2.11.2001, te Keshillit te Ministrave, "Per cmimet tavan te shitjes se energjise elektrike, per perdoruesit familjare dhe jofamiljare".

Lidhur me kete çeshtje Kryeministri Nano kerkoi perfundimin e studimeve ne afatet e percaktuara nga ana e Ministrise se Industrise dhe Energjitikes dhe Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale per kategorizimin e perdoruesve familjare dhe jofamiljare.

Gjithashtu, Komiteti diskutoi mbi rishikimin e planit vjetor te importit te energjise elektrike dhe perdorimin e fondeve te çliruara nga subvencioni per investimet me emergjente ne KESH, sha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›