E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në mbrëmje Koordinatorin Special të Paktit të Stabilitetit, zotin Erhard Busek. Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin aktiv dhe të

Kryeministri Fatos Nano priti sot në mbrëmje Koordinatorin Special të Paktit të Stabilitetit, zotin Erhard Busek.

Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin aktiv dhe të vazhdueshëm të Shqipërisë në nismat shumëpalëshe rajonale, duke i konsideruar ato si instrumenta efikase të integrimit rajonal dhe europian.

Kryeministri Nano dhe zoti Busek u ndalën në ecurinë e projekteve të përbashkëta rajonale edhe në kuadër të Paktit të Stabilitetit, ku zoti Nano nënvizoi progresin në implementimin e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë, drejt një zone të lirë tregtare në rajon, progresin dhe problematikën në krijimin e tregut rajonal të energjisë dhe hapjen ndaj atij të BE-së dhe në hartimin e strategjive rajonale në sektorin e transportit.

Ndërsa nënvizoi rolin e rëndësishëm të Paktit të Stabilitetit, zoti Nano tha se ka ardhur koha e fokusimit në çështjen e liberalizimit dhe harmonizimin e regjimit të vizave në rajon. "Ideja jonë për një Schengen ballkanik është e rëndësishme jo vetëm për të vënë në jetë një nga të drejtat themelore të njeriut, lëvizjen e lirë, por është një mekanizëm për dinamizimin dhe zhvillimin e ekonomive të vendeve tona". Për këtë Kryeministri përmendi si shembull bashkëpunimin me qeverinë Kroate. Po ashtu zoti Nano tha se një çështje e rëndësishme e Paktit të Stabilitetit duhet të jetë edhe liria dhe profesionalizmi i medias dhe nxitja e projekteve në këtë funksion.

Kryeministri tha se në proceset integruese rajonale duhet të përfshihet edhe Kosova, duke shtuar se terminali i të gjitha vendeve të rajonit është Brukseli.

Nga ana e tij, zoti Busek vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën ekonomike, të infrastrukturës, të luftës kundër krimit të organizuar, ku angazhimi i Shqipërisë në këtë drejtim, sipas tij, ka dhënë rezultate të dukshme, veçanërisht përsa i përket kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Po ashtu ai inkurajoi hapat e ndërmarrë kundër korrupsionit, duke vlerësuar gjithashtu pozitivisht projektin e qeverisë për "one stop shop" që do të ndihmonte në lehtësimin dhe shmangien e procedurave të tepërta për biznesin etj. AZoti Busek vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin dhe angazhimin e Shqipërisë në proceset rajonale.

Gjithashtu, Kryeministri Nano e njohu zotin Busek me përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, duke vënë theksin në vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për realizimin e zgjedhjeve sipas standarteve demokratike dhe në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODHIR. Zoti Busek vlerësoi se reforma zgjedhore është në drejtimin e duhur.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›