Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano ka marre pjese sot pasdite në ceremoninë e përurimit të rihapjes së Teatrit prestigjoz të Operas italiane "La Scala" në Milano, pas tre vjet restauri
Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano ka marre pjese sot pasdite në ceremoninë e përurimit të rihapjes së Teatrit prestigjoz të Operas italiane "La Scala" në Milano, pas tre vjet restaurimi, organizuar nën kujdesin e Kryeministrit Italian Silvio Berluskoni.
Në ceremoninë e rihapjes së "La Scala"-s ishin të pranishëm kryetarë shtetesh e qeverish dhe personalitete të rëndësishme botërore.
Kryeministri Nano, në shoqërinë e Kryeministrit Berluskoni, ka ndjekur operan "Europa e Rigjetur", vepër e kompozitorit Antonio Salieri, me të cilën është përuruar teatri gjatë hapjes së tij në vitin 1778.
Kryeministri Nano, me këtë rast, ka bashkëbiseduar me Kryeministrin Berluskoni. Duke folur për mediat zoti Nano e konsideroi këtë evenimet të një rëndësie të madhe për Italinë, ndërsa shprehu kënaqësinë për mundësinë për të asistuar në këtë ceremoni madhështore përkrah Kryeministrit Berluskoni dhe një numri kryeministrash të tjerë të Europës e të rajonit. Gjithashtu zoti Nano tha se ka folur me zotin Berluskoni edhe për çështje të tjera të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe më tej.
Nga ana e tij, Kryeministri Berluskoni tha se "Shqipëria duhet të vazhdojë kështu, sepse besoj se në këtë mënyrë do të forcohet demokracia dhe përmes saj do të gëzojë një mirëqënie gjithnjë në rritje për të gjithë shqiptarët. Po ashtu gjithnjë e më shumë bashkëpunim me Italinë".