E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim Ambasadoren e re të Republikës Franceze në Tiranë znj. Françoise Bourolleau. Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano i uroi znj. Bouroll

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim Ambasadoren e re të Republikës Franceze në Tiranë znj. Françoise Bourolleau.

Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano i uroi znj. Bourolleau suksese në këtë detyrë të re, si dhe garantoi se qeveria shqiptare është plotësisht e predispozuar që marrëdhëniet me Francën të jenë sa më miqësore e mirëkuptuese dhe bashkëpunimi dypalësh sa më i ngushtë, dinamik dhe efikas.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion për domosdoshmërinë e shfrytëzimit maksimal të të gjitha hapësirave të mundshme dhe oportuniteteve për t'i çuar marrëdhëniet konkrete në lartësinë e mirëkuptimit politik.

Lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit tonë në strukturat Euro-Atlantike, Kryeministri Nano vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin, kujdesin dhe vëmendjen e veçantë të Francës në këtë proces.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve tona, në këtë takim u theksua fakti se ekziston vullneti i plotë politik për të krijuar një kuadër ligjor sa më të përshtatshëm dhe nxitës që do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve. Në këtë drejtim Kryeministri Nano ftoi kompanitë franceze të marrin pjesë në procesin e privatizimeve strategjike në Shqipëri.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të tilla si arsimi, kultura etj.

Nga ana e saj znj. Bourolleau vlerësoi ndryshimet mjaft pozitive të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, si dhe shprehu mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj të reformave integruese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›