E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite në Bruksel një takim me Jose Manuel Barroso President i Komisionit Europian. Në këtë takim dy personalitetet e larta diskutuan mbi zhvillimet politike

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite në Bruksel një takim me Jose Manuel Barroso President i Komisionit Europian. Në këtë takim dy personalitetet e larta diskutuan mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe në rajon, ecurinë e reformave demokratizuese e të gjithanshme në Shqipëri, të cilat përafrojnë vendin me standartet integruese të BE.Ne kete takim u vleresua progresi i dukshem i Shqiperise ne kete drejtim dhe u konfirmua mbeshtetja e autoriteteve te BE ne rrugen e integrimit ndersa zoti Nano dhe zoti Barroso ndane te njejtin qendrim se zgjedhjet parlamentare te 2005 do te jene nje moment i rendesishem per te ardhmen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian.

Menjëherë pas këtij takimi të dy autoritetet deklaruan përpara medias:

Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso: Është kënaqesi për mua t'i uroj mirëseardhjen Kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano. Kjo është një mundësi mjaft e mirë për të diskutuar çështje që lidhen me situatën në Shqipëri dhe gjithashtu marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së. Siç e dini BE ka ambicje pozitive për Ballkanin Perëndimor dhe ne i qëndrojmë vendimit të marrë në Selanik. Unë i rikonfirmova Kryeministrit Nano vendosmërinë dhe vullnetin tonë për të mbështetur reformat në vendin e tij dhe për ta afruar atë sa më shumë të jetë e mundur me BE, duke patur në mendje si qëllim final anëtarësimin e saj në BE, që është një dëshirë e autoriteteve dhe popullit shqiptar.

Ne diskutuam me zotin Nano rreth respektimit të standarteve ndërkombëtare përsa u përket zgjedhjeve, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Unë e inkurajoj Kryeministrin Nano, dhe jo vetem si Kryeminister, por dhe si lider të mazhorancës në Parlament, që të ndërmarrë të gjithë hapat përkatës, për të siguruar arritjen e nje kompromisi, dhe që të krijohën të gjitha kushtet, që të mund të themi se janë zhvilluar zgjedhje plotësisht në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Nëse ndodh kështu, dhe ne besojme se do të ndodhë kështu, ne jemi të gatshëm t'a çojmë më tej bashkëpunimin tonë me Shqipërinë, sepse Bashkimi Europian do t'i mbështesë të gjithë reformat në Shqipëri.

Kryeministri Fatos Nano: Faleminderit z. President, faleminderit të gjithëve, që më dhatë mundësinë të them publikisht se ne ndamë të njëjtat shqetësime dhe angazhime, të cilat ne kemi arritur t'i azhornojmë vecanerisht me Presidnetin Barroso, fale edhe këtij dialogu tepër të rëndësishëm bilateral politik që kemi me Komisionin dhe tani edhe me Presidentin Barroso, që po e ndihmon Shqipërinë të rritet dhe të zhvillohet, me më shumë përkushtim dhe performancë në përmbushjen e detyrimeve, që kanë të bëjnë me procesin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit te Shqipërisë me BE-në, dhe per të arritur më shumë rezultate në arritjen e standarteve ndërkombëtare në funksionimin e institucioneve demokratike, që së pari dhe mbi të gjitha janë bazuar mbi garantimin e standarteve ndërkombetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Une e garantova Presidentin Barroso për vullnetin politik dhe përkushtimin e qeverisë, si dhe për anagazhimin e mazhorancës parlamentare që unë drejtoj në Shqipëri, për të krijuar çdo hapësirë të mundshme, që përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet të bazohen në konsesus dhe me miratimin konsensual sa më të gjerë në Parlament.

Pra, une mbetem i përkushtuar ndaj cdo kompromisi që do të ndihmonte në arritjen e standarteve për zgjedhjet, që është qëllimi ynë prioritar, që ne ndajmë edhe me Komisionin. Gjithashtu mbetem i përkushtuar të bëj çdo përpjekje për të arritur standartet ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri.
Faleminderit të gjithëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›