E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u prit sot pasdite ne një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit dhe Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët në

Kryeministri Fatos Nano u prit sot pasdite ne një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit dhe Përfaqësues i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët në BE, z. Javier Solana.

Gjatë këtij takimi, z.Solana u shpreh se e vlerësonte të rëndësishme vizitën e Kryeministrit Nano në Bruksel në funksion të integrimit dhe hapave të mëtejshme integruese të Shqipërisë drejt BE-së. Kryeministri Nano rikonfirmoi me kete rast se "jemi të angazhuar të vazhdojmë me vendosmëri rrugën e reformave integruese nga njëra anë dhe rolin moderues dhe stabilizues në rajonin tonë, në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës së përbashkët europiane".

Duke folur për situatën në Shqipëri, Kryeministri tha se qeveria shqiptare është e angazhuar për përfundimin me sukses të plotë të të gjithë procesit teknik të negociatave. Po ashtu zoti Nano ka theksuar hapat e ndermarra ne perafrimin e legjislacionit me standartet e BE, si dhe angazhimin per te vazhduar goditjen kunder krimit te organizuar, trafiqeve te te gjitha llojeve, kunder korrupsionit, si dhe forcimin e kufijve ne bashkepunim me vendet fqinje.

Gjithashtu, Kryeministri Nano bëri një pasqyrë te veçante të ecurisë së reformës zgjedhore në vend, duke theksuar vullnetin e qeverisë dhe të maxhorancës parlamentare për ta sjellë institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri përfundimisht, në përputhje me standartet e demokracive më të përparuara, ne bashkepunim te plote me institucionet partnere nderkombetare.

Perfaqesuesi i Larte i Bashkimit Europian per Politiken e Jashtme dhe te Sigurise mirepriti si nje hap te rendesishem pozitiv miratimin se fundmi me konsensus te amendamenteve te Kodit Elektoral, duke nenvizuar si sfide te rendesishme zbatimin e ketij kodi dhe jo rishikimin e tij.

Me këtë rast zoti Solana theksoi që të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të angazhohen plotësisht për zgjedhje parlamentare të lira dhe të drejta, në mënyrë që të ndikojnë drejtpërdrejt pozitivisht në integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Kryeministri Nano duke iu referuar situatës në rajon tha se "Shqipëria vlerëson zhvillimet demokratike dhe integruese në Kosovë, veçanërisht në kuadrin e zgjedhjeve të fundit parlamentare". Ai theksoi se ka ardhur koha për implementim të shpejtë dhe koherent të politikave të standarteve, të një demokracie multietnike dhe statusi europian për Kosovën.

Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se mbështetja e BE dhe strukturave euroatlantike për stabilitetin e rajonit mbetet e një rëndësie jetike për të ardhmen e saj. "Formula e Kosovës europiane, - tha Kryeministri Nano, - tashmë pranohet nga të gjithë. Ajo përputhet me interesat e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi". Kryeministri theksoi më tej se "qeveria shqiptare mbështet dialogun Prishtinë-Beograd si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, po ashtu dhe zhvillimin e dialogut brenda vetë Kosovës midis shqiptarëve dhe pakicës serbe, ashtu si dhe pjesëmarrjen e kësaj të fundit në institucionet demokratike të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri multietnike".

Z.Solana, nga ana e tij, theksoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, i cili vlerësohet nga autoritetet e institucioneve të BE si një rol moderator dhe inicues të iniciativave që përshpejtojnë të ardhmen europiane jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Ballkanit Perëndimor. Z.Solana inkurajoi qeverinë shqiptare në zhvillimin e reformave, duke theksuar mbështetjen e plotë në këtë funksion nga strukturat e BE.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›