E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano pershendet vendimin e fundit te te Derguarit te Posacem te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Mikahil Shtajner ne lidhje me te ardhmen e qytetit te Mitrovices. Ai

Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano pershendet vendimin e fundit te te Derguarit te Posacem te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Mikahil Shtajner ne lidhje me te ardhmen e qytetit te Mitrovices.

Ai shpreh bindjen se, vetem vendime te tilla qe i bashkojne njerezit dhe nuk i ndajne ata, do te ndikojne ne nje te ardhme europiane shumekulturore te Kosoves dhe rajonit tone ne pergjithesi. Vetem ne kete menyre, thekson Kryeministri Nano, ne japim ndihmesen tone per bashkeveprim, pjesemarrje dhe konkurence te lire vlerash, kushte keto te nje shoqerie te hapur demokratike. Nga ana tjeter, une shpreh bindjen se, vendime te tilla do te shoqerohen me te tjere aksione konkrete qe do te pershpejtojne arritjen e standarteve perendimore edhe ne shoqerite ballkanike.

Gjithashtu, perfundon deklaraten e tij Kryeministri Nano, ky vendim duhet te shtoje pergjegjesite e te zgjedhurve lokale, por edhe te gjithe qytetarve te Kosoves per ndertimin e nje te ardhmeje te perbashket per te gjithe.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›