E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar zoterinj deputete, Më lejoni që në krye tju uroj pune te mbare ne fillimin e ketij sesioni të ri te legjislativit, qe eshte edhe i fundit i kesaj legjislature. Duket se periudha qe mb

Te nderuar zoterinj deputete,
Më lejoni që në krye tju uroj pune te mbare ne fillimin e ketij sesioni të ri te legjislativit, qe eshte edhe i fundit i kesaj legjislature. Duket se periudha qe mbetet deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare eshte nje test teper i rendesishem per perfaqesuesit e maxhorances dhe shpresoj edhe per gjithe te tjeret, sepse eshte periudhe testi edhe per te gjithe spektrin politik shqiptar. Kemi nje axhende reformash te njohur, te veshtire, intensive, qe ka në themel angazhimin kombetar per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Ne dorezuam zyrtarisht para pak diteve Dokumentin e Planit te Veprimeve të institucioneve perfaqesuese te vendit, per Partneritetin Europian me Brukselin, nje kalendar konkret, serioz qe kerkon bashkëpunim nderinstitucional, qe kerkon stabilitet dhe konkurim iniciativash per te realizuar sa me pare standartet e integrimit.

Ky eshte procesi jetik i mazhorances, ky është procesi jetik që lidhet me të ardhmen europiane të vendit. Natyrshëm dhe roli i Kuvendit ne kete proces ka marrë tashmë dimensione te reja. Ndaj me lejoni të ndaj me ju bindjen se, të gjithe si perfaqësues të mazhorancës progresiste, do te jemi ne dispozicion me te gjitha energjite per realizimin e kesaj axhende, e cila gjithashtu kerkon edhe kontributin real, të mirëpritur, te spektrit tjeter parlamentar.

Ne do të vazhdojmë të investojmë për të cliruar politikën nga energjite negative dhe për të sjelle një harmoni mes punës së institucioneve që përshpejtojnë ritmet e transformimeve europiane në vend. Ne jemi të vendosur që bashkëpunimin parlamentar ta zhvillojmë si reformën themelore te te gjitha reformave dhe prandaj do te jemi te hapur per te gjithe kontributet ngado që vijnë. Kjo lidhet me moralin tone politik dhe me angazhimin programor per te permbushur deri ne fund te ketij mandati te gjitha angazhimet kryesore qeverisese, qe morem para zgjedhesve shqiptare 4 vjet me pare. Kete do ta realizojme pavaresisht firove njerezore që po shfaqen ne kete rruge te veshtire, por te suksesshme.

Eshte pikerisht perfundimi me sukses i kesaj legjislature qe na jep te drejten morale e politike per te kerkuar se bashku me aleatet e shumte, fitoren edhe te nje mandati tjeter qeverises, të cilin, jam i bindur se shpreh gjithe vullnetin tuaj, nuk e kerkojme per poste a karriere individuale, por per te permbushur misionin programor të Partisë Socialiste te Shqiperise, të drejtueses se spektrit te aleancave progresiste per integrim europian, per ta sjelle vendin ne parametrat e anetaresimit ne BE.
Nuk besoj se i kemi lene mangut pergezimet per njeri-tjetrin, pra nuk besoj se ka vend sot qe une te falenderoj ndonje qe nuk braktisi misionin tone politik dhe mandatin tone te perfaqesimit te socialisteve dhe progresisteve. Ne jemi po kaq te vendosur dhe te patundshem sa Kryetari i Partise, apo Kryetari i Grupit Parlamentar. E them kete sepse partia jone nuk ka qene kurre dhe nuk do te behet kurre prone individesh, as prone e Fatos Nanos, dhe me kete rast me lejoni te them se une nuk kam hapur akoma ndonje faqe ne internet "Fatos Nano on line".
- Ne krijuam se bashku Partine Socialiste te Shqiperise dhe prandaj krijuam edhe ne internet faqen "Partia Socialiste midis njerezve". Partia jone nuk eshte dhe nuk do te behet kurre ushtria e bindur as e Gramoz Ruçit, as shtepia e perjetshme e Namik Dokles apo zyra e pensionit e Servet Pellumbit. Kjo parti aq me pak mund te behej strehe per njerez qe shqyen dyert e Partise ne vitin 2000 nga etja per karriget e qeverise, prandaj ne nuk leshojme mallkime mbi askend sepse ne nuk jemi partia e Berishes. Ne i respektojme zgjedhjet e gjithkujt.

Ne nuk leshojme as mbi vete Berishen mallkime te mbarsura me sharje dhe vulgaritet banal te rrugeve te vjetra. Ne u kemi lejuar atyre që duan te ikin, deren e hapur, dhe prandaj dhe u urojme dhe "rruge te mbare". Ata qe iken ne fakt deshtuan ne misionin e tyre per te kuptuar programin, moralin, solidaritetin, pergjegjesine dhe kurajon tone kolegjale. Ata deshtuan ne perpjekjet per te perballuar se bashku me ne angazhimet dhe sakrificat, per tu ulur dhe kuvenduar me cdo qytetar e fshatar, per ti dhene atyre pergjigjet dhe zgjidhjet qe presin. Cilido ish deputet apo ish anetar i partise sone qe kthjellohet ne moralin dhe gjykimin e tij politik, jam i sigurt se do e gjeje te hapur deren dhe zemren e cdo socialisti, natyrisht edhe te forumeve tona drejtuese, te cilat ne 13 vjet veprimtari nuk kane marre asnje vendim perjashtimi. Dhe ne do te vazhdojme keshtu, sepse ne jemi parti antare e lntenacionales Socialiste, jemi parti e standarteve demokratike bashkohore.

Natyrshem ikja e nje grupi deputetesh nuk eshte ngjarje para se ciles mund te mbyllesh syte, as te shtiresh se ska ndodhur asgje, dhe njeheresh as te veme kujen tragjike. Asnje tragjedi nuk ka ndodhur: ne analize te fundit ka ndodhur nje dukuri e paralajmëruar qe deshmon se ritmet tona te zhvillimit nuk perballohen dot nga gjithkush. Kjo gjithashtu eshte nje prove tjeter se kualiteti i ketyre zhvillimeve po u afrohet gjithnje e me shume standarteve te nje jete gjithnje e me normale demokratike. Ne kete funksion une dhe institucionet e tjera drejtuese te maxhorances po kryejme analizat e thelluara per te nxjerre pergjegjesite dhe per te ndermarre veprimet e duhura shendoshese apo kuruese.

Ju ftoj edhe juve te nderuar anetare te Grupit Parlamentar Socialist te angazhoheni per kete gje, pa cenuar aspak realizimin e objektivave kombetare te zhvillimit dhe integrimit. Nuk kemi kunderveprim tjeter, ai eshte shumefishimi i angazhimeve dhe iniciativave politike per integrim per te mbyllur me sukses legjislaturen, per te permbushur detyrimet perfaqesuese ndaj elektoratit dhe per te fituar zgjedhjet e ardhshme.

Ne gjithe keto zhvillime, ajo qe me shqeteson ne planin afatgjate mua si Kryetar te maxhorances dhe Kryeminister eshte tentativa qe po bejne disa individe per ta kthyer ne pazare dramen e tyre personale, per ta shitur ate si dramen e Shqiperise dhe madje me shume se kaq, si drame te te gjithe shqiptareve te Ballkanit. Une nuk pretendoj se ne kemi kryer mrekulline e plote dhe qiellore gjate ketyre 7 vjeteve qe jemi ne maxhorance. Por une besoj ashtu si edhe ju se Shqiperia eshte transformuar teresisht dhe me ritme shume te shpejta. Natyrisht qe nuk kam ndermend te krahasohem me Berishen. Aq me pak me Meksin apo me Meten. Une kam kenaqesine te konstatoj dhe bej publike se ne 3 vitet e kesaj legjislature, krahasuar me legjislaturen e pare te socialisteve dhe progresisteve ne qeverisje, progresi eshte teper dinamik. Kemi rritje te te ardhurave te shtetit prej 450 milion dollare me shume dhe te shpenzimeve dhe investimeve 500 milion dollare me teper se legjislaturen e pare, vetem ne tre vjet qe kemi permbushur.

Ku jane derdhur dhe ku kane prodhuar keto investime?
Kete pyetje nuk e bejne njerezit e thjeshte, por e bejne edhe politikane qe syte i kane mbajtur ne xhepat e veta. Ju njoftoj se inagurimi i rruges Lezhe - Shkoder - Murriqan do kryhet brenda pak diteve. Po keshtu rruga e Rivieres qe nis nga Tuneli tek Uji i Ftohte i Vlores e perfundon ne Sarande, nuk do jete me objekt i coptuar eksperimentesh elektorale, por nje aks unik me projekt dhe financime te plota per ti paraprire ekspansionit te industrise se turizmit qe po perjeton kjo treve vitet e fundit.
Durresi, Kukesi dhe Morina; Tirana, Peshkopia dhe Bllata ne rrugen e Arberit; - Pogradeci dhe QafeThana; Korça dhe Kapshtica; Fieri, Tepelena, Gjirokastra dhe Kakavija; Saranda, Butrinti dhe Konispoli; Lushnja, Fieri dhe Vlora do jene terminalet fundore te rrjetit modern kombetar rrugor qe jane krejtesisht gati per te filluar nga puna brenda vitit te ardhshem. Keto arterie te rendesishme rrugore, se bashku me bypass-et e Durresit, Lushnjes, Fierit, Pogradecit etj, do mobilizojne nje fond prej 400 milion dollare, gjysma e te cilave do te fillojne te investohen qe vitin tjeter. Dua tju informoj se qe nga viti 1991 e deri me 2003 ne sektorin e transportit rrugor kemi thithur vetem 323 milion USD financime te huaja. Vetem kete vit buxheti i Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacioneve per investime kap shifren 130 milion dollare.

Mbi keto shifra dhe mbi keto fakte që jane produkt i angazhimit tone qeverises nuk mund te luajne individe me copeza rrugesh pa vizion.

Por nuk eshte vetem kaq, pasi zhvillimi i vendit tani nuk eshte me i shproporcionuar apo sektorial. Si pasoje e qeverisjejs sone vizionare sot eshte realizuar dhe perparon nje zhvillim kompleks dhe harmonik që shfaqet jo vetem ne treguesit makroekonomike, por gjithe zhvillimi i vendit dhe besoj se Kombetarja jone nuk mund te fitonte pa kete stabilitet dhe dinamik zhvillimi qe ka i gjithe vendi. Me kete rast le ti pergezojme edhe nje here ata. Te pershendesim me kete rast edhe qytetarine e deshmuar nga shqiptaret dhe frymen e tyre europiane te gares. Nga kontaktet tona te shumta dhe energjike ne jemi siguruar se edhe shteti grek ka marre masat qe te ndeshkoje ligjerisht ata qe tejkaluan te drejten dhe me shfaqje te shemtuara te racizmit dhe ksenofobise derdhen egersi ndaj gezimit te ligjshem te shqiptareve qe punojne dhe jetojne ne Greqi.

Ne jemi te perqendruar ne pershpejtimin e ndertimit te akseve kryesore rrugore, sepse ato do te integrojne ne tregun kombetar me hapje ndaj tregjeve fqinje, gjithe komunitetet dhe potencialet qe ka territori i vendit. Do te pershpejtojne mireqenien ekonomike dhe do te hapin hapesirat e reja per sipermarres privat, me teknologji te reja prodhuese, me sherbime te reja te ekonomise se re bashkohore, te cilat do te vazhdojne të thithin burime njerezore te afta profesionalisht dhe që trajnohen per kete qellim. Prandaj edhe vemendja kryesore e qeverise ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social, si dhe ne buxhetimin vjetor, eshte perfshire ne financimin e modemizimit te arsimit dhe shendetit publik. Vetem me fondet e buxhetit te shtetit 2004, ne nje vlere prej rreth 55 milion euro, qeveria ka mundesuar ndertimin dhe rikonstruksionin e mbi 300 shkollave, kopshteve dhe çerdheve ne te gjithe Shqiperine. Ky realitet nuk eshte nje coptim elektoral fondesh, por zbatim i perpikte i strategjive qe se bashku kemi miratuar dhe mbetet investimi me i mire per femijet tane ne çdo cep te Shqiperise.

Ministria e Shendetesise, bazuar ne strategjine e qeverise per ta çuar sherbimin shendetesor publik kudo ku njerezit jetojne dhe punojne, ka nisur investimet per ndertimin dhe rehabilitimin e 486 ambulancave dhe qendrave shendetesore ne te gjithe Shqiperine, i cili kushton 33 milion euro.

Per te shmangur abuzimet tradicionale me ilaçet si dhe per te mundesuar rritjen e cilesise dhe efektivitetit te tyre mbi shendetin e pacienteve, vetem per blerjen e ilaçeve, qeveria sivjet do te shpenzoje mbi 30 milion euro.

Per ta shtuar me tej cilesine e jeteses se shtetasve, nje vemendje te veçante i kemi kushtuar financimit te sistemeve te ujit te pijshem. Vetem per sivjet është bërë i mundur ndertimi dhe rikonstruksioni i 200 ujesjellesave ne dobi te qindra mijera qytetareve dhe fermereve. Mund tu rreshtoja shume tregues te tjere te permiresimit te jeteses apo te sipermarrjes ne vend, por me lejoni te shpreh kenaqesine se, per here te pare doganat shqiptare, ne bashkepunim dhe me partneret evropiane po mbyllin me nje sistem te kompjuterizuar shtigjet e kontrabandes. Programi ASYCUDA i strukturuar per tu zbatuar per disa vite, do perfundoje krejtesisht brenda 12 muajve sipas angazhimit çdo muaj nje pike doganore "On Line". Sipas ketij sistemi informacioni korrekt per mallrat, origjinen dhe çmimet ïnformacioni mberrin ne doganat tona perpara mallrave. Keshtu luftohet informaliteti, evazioni fiskal apo trafiku ekonomik qe ka qene problem per doganat tona.

Te nderuar deputete,

Natyrisht qe kemi ende shume per te bere, jo vetem deri ne fund te ketij mandati, por edhe per te krijuar kapacitetet e funksionimit te tregjeve dhe institucioneve qe kerkon anetaresimi i Shqipërisë ne BE. Prandaj besoj se na bashkon angazhimi qe reduktimin e grupit tone parlamentar ta kompesojme me forcimin e disiplines dhe te efikasitetit te punes se deputetit. Ne nuk mund te leme ne mes angazhimet tona per qejfin e disa individeve qe si levizje kane preferuar jo interesat e vendit, por spektrin dhe interesat private qe i bashkojne me Berishen.

Ne do te vazhdojme me intensitetin me te larte luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar. Ne do ta thellojme luften institucionale kunder evazionit dhe ekonomise informale, kunder varferise ekstreme dhe papunesise, kunder semundjeve apo braktisjes se arsimit. Gjithe ky transformim i panderprere ka perfitime, par ka edhe kosto. Ju keni ne axhenden e punimeve te ketij sesioni parlamentar edhe miratimin e ligjit "Antimafia". Me lejoni tju kujtoj prononcimin e Prokurorit te Antimafias Italiane, Luigi Vigna, para pak javesh, i cili duke pergezuar qeverine shqiptare per kete iniciative tha: "Edhe mafia italiane ka filluar te shqetesohet per nje ligj me te mire se ai italian qe po miratoni ju shqiptaret, prandaj duhet te jeni te vemendshem se cfare hapi kurajoz por edhe te kushtueshem po ndermerrni". Ky proces qe ka ne themel luften kunder mafjes, nuk do te deshironim aspak te kete edhe Falconet shqiptare. Dhe kjo shmanget me krijimin e nje fronti ku te gjithe marrin persiper pergjegjesite, ca me pak t'ua lene ne dere te tjereve. Prandaj ne jemi Kuorumi i vullnetit te mazhorances per te siguruar forcimin e autoritetit te ligjit edhe kur goditjet ndaj krimit te organizuar pakesojne radhet tona.

Ne kete proces eshte edhe njehere e ftuar te bashkepunoje dhe jo te spekulloje, opozita se bashku me liderin e saj, Sali Berisha, per te deshmuar se reagimet per ngjarjen e Lazaratit ishin nje lajthitje e rradhes dhe jo nje vullnet politik, qe behet mburoje politike e krimit te organizuar. Berisha dhe te gjithe te tjeret duhet tu qendrojne perballe socialisteve dhe aleateve tane progresiste, jo me vulgaritetin e rruges sot,- sic benin me vulgaritetin e dhunes kur ishin ne pushtet,- duhet te kuptojne se sot nuk mjafton me te shkulesh rrenjet e kanabisit, por duhet te shkulesh nga rrenjet gjithe politiken, infrastrukturen dhe lidhjet e krimit te organizuar dhe trafiqeve me para informale dhe me deputete apo perfaqesues politike qe ushqehen me parate e tyre.

Ne perfundim ju ftoj te gjitheve te perqendrohemi tek axhenda jone politike dhe e reformave ne legjislativ dhe ne ekzekutiv, te leme menjane garat e parakoheshme elektorale. Kryesia e PS-se dhe Komiteti i Pergjithshem Drejtues qe do te mblidhen njera pas tjetres brenda ketij muaji, ju garantojne se te gjitha arsyetimet per zona dhe lista perfaqesimi do te behen se bashku me Grupin Parlamentar dhe ne funksion te plotesimit deri ne fund te mandatit dhe te angazhimeve qe kemi marre para zgjedhesve dhe partnereve tane nderkombetar. Me kete rast rikonfirmojme edhe njehere vullnetin politik te mazhorances dhe qeverise qe drejtoj per te kontribuar ne garantimin e nje procesi te ardhshem zgjedhor sipas standarteve demokratike.

Ju faleminderit dhe pune te mbare se bashku me aleatet!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›