Kryeministri Fatos Nano priti sot një grup deputetësh të Bundestag-ut (Parlamentit) Gjerman, të kryesuar nga Znj. Uta Zapf, anëtare e Komisionit të Politikës së Jashtme. Kryeministri Fatos
Kryeministri Fatos Nano priti sot një grup deputetësh të Bundestag-ut (Parlamentit) Gjerman, të kryesuar nga Znj. Uta Zapf, anëtare e Komisionit të Politikës së Jashtme.
Kryeministri Fatos Nano pasi ka falenderuar deputetët gjermanë për vizitën në Shqipëri është shprehur se bashkëpunimi parlamentar është shumë i rëndësishëm për ne, për thellimin e partnershipit mes dy vendeve në funksion edhe të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.
Kjo vizitë, është shprehur Kryeministri, ndodh në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, kur Qeveria Shqiptare është angazhuar në fazën e finalizimit të negociatave me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, si dhe kur institucionet shqiptare janë duke impementuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare. "Jemi në një moment pozitiv kur shumë indikatorë vërtetojnë stabilitetin, dinamikën makroekonomike, performancën qeverisëse dhe programe institucionesh që thellojnë demokracinë dhe luftojnë vulnerabilitetin ndaj korrupsionit dhe informalitetit, krimit të organizuar dhe trafikimit të qënieve njerëzore".
Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzisojnë midis midis dy vendeve duke shprehur gadishmërinë për një intensifikim të këtyre marrëdhënieve në të gjitha nivelet, veçanërisht në fushën ekonomike.
Kryeministri Fatos Nano duke i shprehur falenderimet delegacionit të deputetëve të Bundestag-ut Gjerman për ndihmën që i ka dhënë Qeveria Gjermane Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit, përmes projekteve të ndryshme si dhe mbështetjen për integrimin e saj në strukturat europiane dhe euroatlanike, shprehu bindjen se në të ardhmen bashkëpunimi dypalësh dhe sidomos ai në fushën ekonomike do të intensifikohet edhe më shumë. Pjesëmarrja e kompanisë gjermane ‘‘Hochtief‘‘ në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar „Nënë Tereza" të Rinasit përbën padyshim një sinjal të mirë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe se të tjera kompani të fuqishme gjermane do të jenë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri.
Gjate takimit Kryeministri ka shprehur gjithashtu vullnetin e qeverise dhe te maxhorances qe drejton per te kontribuar ne funksion te pergatitjes se procesit te ardhshem zgjedhor ne perputhje te plote me rekomandimet e OSBE-ODHIR per nje proces transparent dhe demokratik, ndersa ka vleresuar se ngelet problematik roli jo konstruktiv i vazhdueshem i lidershipit te partise me te madhe te opozites i cili krijon probleme qe ne fillim te procesit zgjedhor duke u bere pjese e kontestimit te vazhdueshem te vullnetit te paleve apo deri dhe votes se zgjedhesve. " Kete e tregon fakti qe njihet rezultati nga opozita ne zonat ku fiton dhe konteston ato qe humbet dhe kjo nuk eshte normale ne nje demokraci. Maxhoranca ka treguar se realisht ka patur dhe ka vullnetin e plote per te vepruar ne perputhje me standartet nderkombetare ne kete drejtim"tha zoti Nano.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin tonë për të cilat Deputetet gjerman thane se Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një një rol të rëndësishëm për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Klima e krijuar në rajon, tha Kryeministri Nano, është stimuluese për të konsoliduar progresin si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE. Ne mendojmë se ka një rëndësi shumë të madhe ecja me të njëjtat shpejtësi të progresit të vendeve të rajonit, drejt strukturave euroatlantike.
Znj. Uta Zapf nga ana e saj u shpreh se "vlerësojmë shumë rolin stabilizues të Shqipërisë në Rajon.Ju keni bërë shumë progres ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar etj si dhe në procesin e demokratizimit të vendit.Ne do ju mbeshtesim ne angazhimin tuaj per nje proces zgjedhjesh demokratik si dhe ne procesin i stabilizim acocimit i cili është në rrugë të mbarë".