Senati i Akademikëve të Universitetit të Barit, në mbledhjen e tij të datës 20 korrik, ka vendosur me unanimitet të plotë dhënien e Titullit të Nderit "Doktor Honoris Causa" në fushën
Senati i Akademikëve të Universitetit të Barit, në mbledhjen e tij të datës 20 korrik, ka vendosur me unanimitet të plotë dhënien e Titullit të Nderit "Doktor Honoris Causa" në fushën e shkencave ekonomike, kryeministrit, Prof. Dr. Fatos Nano.
Ky titull nderi kryeministrit Nano i eshte dhene me motivacionin për kontributin e drejtëpërdrejtë në zhvillimin dhe rezultatet e reformave ekonomike në Shqipëri, si dhe për lidershipin e tij të suksesshëm në forcimin e demokracisë në vend.
Kryeministri Fatos Nano është nderuar me titullin Doktor Honoris Causa edhe në Janar të këtij viti, nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos.