E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë Kardinalin Roger Etchegaray. Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Kardinalit Etchegaray, Kryeministri Nano rikonfirmoi mar

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë Kardinalin Roger Etchegaray.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Kardinalit Etchegaray, Kryeministri Nano rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Nga ana e tij, Kardinali Etchegaray vlerësoi se dialogu ndërfetar midis komuniteteve bën që Shqipëria të jetë një model tolerance dhe humanizmi.

Gjatë takimit, Kryeministri Nano u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani kanë ndryshuar shumë dhe se në vendet e rajonit ka regjime demokratike të orientuara drejt integrimit europian. "Prioriteti ynë, - theksoi Z. Nano, - është integrimi europian, lëvizja e lirë e njerëzve dhe çrrënjosja e plagëve të shoqërisë shqiptare si varfëria, korrupsioni dhe trafiqet".

Duke u ndalur në zhvillimet e shoqërisë shqiptare, Kardinali Etchegaray u shpreh se bashkëpunimi ekonomik dhe njerëzor është i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve. Gjithashtu, Kardinali Etchegaray e konsideroi hapjen e Universitetit katolik dhe ndërtimin e spitalit të Nënë Terezës në Shqipëri një dhuratë që Shqipëria e meriton prej kohësh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›