Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë z. Guidoalberto Giudi përfaqësues i lartë i Confindustrias si dhe përfaqësues i rëndësishëm i botës së sipërmarrjes i
Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë z. Guidoalberto Giudi përfaqësues i lartë i Confindustrias si dhe përfaqësues i rëndësishëm i botës së sipërmarrjes italiane.
Në këtë takim z. Guidi vlerësoi ndryshimin dhe progresin e bërë vitet e fundit në Shqipëri, si dhe bëri prezent interesin e tij për të investuar në Shqipëri, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë sidomos në projektet në fushën e energjetikës. "Ne dëshirojmë të realizojmë një aktivitet produktiv në Shqipëri, si dhe të hyjmë në tregjet e Europës Juglindore, - tha z. Guidi – duke shtuar se jemi prezentë në shumë vende të tjera jashtë Italisë dhe kemi vendosur të lokalizohemi edhe këtu në Tiranë.Ne ofrojme teknologji te nivelit me te larte ne investimet tona"
Ai theksoi se ndryshimi i bërë në Shqipëri vitet e fundit është i jashtëzakonshëm. "Unë jam i impresionuar nga ky ndryshim i bërë sidomos vitin e fundit, i cili ka përmirësuar ndjeshëm imazhin e Shqipërisë edhe në rritjen e sigurisë për afrimin e investitorëve të tjerë strategjik në Shqipëri ",- tha z. Guidi ndersa ka theksuar se se shpejti do te vijne eksperte per te pare ne detaje realizimin e projekteve me interes ne fushen energjitike.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion se ky zhvillim ka krijuar kushte më të mira për investitorët e huaj, si dhe po rrit gjithnjë e më shumë nevojat për projekte në investimet publike. Kryeministri Nano në këtë kuadër përmendi edhe afrimin në tregun shqiptar të kompanive shumë të njohura botërore si General Electric, Lockeed Martin, apo në sistemin bankar si Reiffeisen Bank,si dhe banka të tjera të njojura qe garantojne investimet strategjike si ExIm Bank, SACE etj.
Zoti Nano vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e integrimit të tregut vendas dhe atij rajonal në tregun europian, e cila do të çojë edhe në zbatimin e projekteve të mëdha me interes të përbashkët në infrastrukturë, telekomunikacione, energjetikë etj.
Gjithashtu, Kryeministri Nano garantoi se Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për nxitjen dhe inkurajimin e investimeve direkte të huaja, si dhe në forcimin dhe rritjen e kapaciteteve thithëse të administratës publike, përballë sfidave të reja të arritjes së standarteve të kërkuara në procesin e integrimit euroatlantik të vendit tonë.