Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh homologut të tij italian Silvio Berluskoni, përmes të cilit përshëndeti lirimin e tre italianëve që mbaheshin peng që prej 12 prillit në Irak
Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh homologut të tij italian Silvio Berluskoni, përmes të cilit përshëndeti lirimin e tre italianëve që mbaheshin peng që prej 12 prillit në Irak.
Tre pengjet italianë u liruan sot në drekë së bashku me një peng tjetër polak, nga një njësi speciale e koalicionit.
Në telegramin që i dërgoi Kryeministrit italian Silvio Berluskoni, Kryeministri Nano rikonfirmoi edhe një herë vullnetin e Qeverisë Shqiptare për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit global.