E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano: Ne emer te Qeverise pata detyren dhe kenaqesine t'i uroj mireseardhjen ne Tirane Lordit Robertson, Sekretar i Pergjithshem i Aleances se Atlantikut te Veriut, te shkembej

Kryeministri Fatos Nano:

Ne emer te Qeverise pata detyren dhe kenaqesine t'i uroj mireseardhjen ne Tirane Lordit Robertson, Sekretar i Pergjithshem i Aleances se Atlantikut te Veriut, te shkembej me te informacionin me te fresket per progresin e vendit ne bashkepunim me NATO-n ne zhvillimet pas Samitit te Prages, te ndaj me te dhe te marr garancite per bashkepunimin e metejshem, per inciciativen e Tiranes qe do te perfshije ne nje program te perbashket veprimesh per aderim ne Aleancen e Atlantikut Verior tri vendet e Ballkanit, Shqiperine, Kroacine dhe Maqedonine, duke filluar nga janari i 2003, si dhe te ritheksoj angazhimet e programuara te Qeverise dhe te institucioneve te Republikes se Shqiperise, ne zbatimin e planit te veprimeve per anetaresim ne NATO, ne zbatimin e detyrave te shtepise qe na cojne ne perfundimin e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE, ne zhvillimin e kontributeve te metejshme per bashkepunim rajonal dhe per stimulim te reformave europianizuese ne Ballkanin Perendimor, si dhe ne rezultatet e metejshme ne luften kunder trafiqeve, krimit te organizuar ne Rajon, qe do te forcojne sigurine e kufijve dhe levizjen e lire midis vendeve te Ballkanit ne parametrat e vendeve te Aleances dhe ne perputhje me pranine dhe interesat qe po shtohen te vendeve te BE dhe te Aleances se Atlantikut Verior ne Rajon.

Faleminderit!

Sekretar i Pergjithshem i Aleances se Atlantikut te Veriut, Lordi Xhorxh Robertson:

Zoti Kryeminister!
Eshte kenaqesi e vecante per mua qe te vij perseri ne Tirane dhe ju shpreh mirenjohjen time per kete kohe kaq te mire qe keni bere posacerisht per mua. Dhe dua qe nje dite pas festes tuaj Kombetare te uroj vendin tuaj per sukseset qe ka arritur gjate ketyre viteve. Erdha ketu per t'i thene Qeverise se Shqiperise dhe popullit te Shqiperise qe dyert e NATO-s do te vazhdojne te mbeten te hapura per ta. Eshte vertete qe, javen qe shkoi, ne Samitin e PRAGES ndodhi qe nuk u mor vendimi per pranimin e Shqiperise ne NATO, por kjo s'do te thote aspak qe dyert e NATO-s do te mbeten te mbyllura. Dua te shpreh vleresimin per reformat qe ka kryer Shqiperia ne fushen politike dhe ushtarake gjate ketyre viteve dhe NATO do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne procesin e reformave. Pra, mesazhi im sot eshte i tille qe une e pranoj se ju ndoshta jeni zhgenjyer, por njekoheshit dua te shpreh dhe inkurajimin tone per ju. Gjithashtu dua te shpreh lavderimet per bashkepunimin e vendosur midis Shqiperise dhe dy fqinjeve te saj, Kroacise dhe Maqedonise.

Ne pame nje bashkepunim te tille te vendosur mdis edhe dy vendeve te tjera, Bullgarise dhe Rumanise dhe vendosmerine tyre per t'u futur ne NATO. Dhe besoj qe bashkepunimi i vendosur rishtazi midis tri vendeve te Ballkanit, qe mund t`i quaj dhe vendet e grupit te vendeve te Adriatikut, eshte nje mesazh per NATO-n dhe vendet e saj qe bashkepunimi eshte ai qe do t`i coje perpara, do t`i coje keto ne NATO.
Edhe pse ndoshta mospranimi ne NATO mund te jete nje zhgenjim per ju, une prap shpreh optimizmin tim qe ajo do te futet ne kuadrin e integrimit te saj ne BE, pra do te futet dhe ne NATO. Fakti qe NATO u dergoi ftese 7 vendeve eshte nje shenje e mire per ta. Fakti qe kam qene disa here ne Shqiperi, me ben te shpreh dhe nje here kenaqesine e madhe qe ndjej kur shoh nje unitet gjithnje e ne rritje ne vendin tuaj. Eshte nje vend i bashkuar, jo vetem ne kryerjen e detyrave te tij te brendshme, te shtepise, pra, por dhe me vendosmerine e shprehur per t'u bere anetare e NATO-s. Dhe ne Konferencen e meparshme qe kam mbajtur ne Shqiperi kam shprehur shpresen qe populli juaj do te bashkohet ne emer te interesave kombetare. Dhe tani qe jam ketu, perseri ndiej gezimin e madh kur shoh qe nje gje e tille eshte bere realitetet.

Ju uroj gjithe te mirat z. Kryeminister!

Pyetje: AP

Cilat jane kerkesat qe duhet te plotesoje Shqiperia per t`u bere anetare e Alences dhe keni vene ndonje afat kohor per hyrjen e Shqiperise?

Lordi Xhorxh Robertson:

Vendet qe nuk jane ftuar ende per te marre pjese ne mbledhjen e NATO-s duhet te vazhdojne reformat e tyre. Reforma qofte ushtarake ashtu dhe politike. Por nje nga matesit kryesor eshte aftesia e Forcave te Armatosura te secilit vend per tù krahasuar me standartet e NATO-s. Por ne Shqiperi eshte bere deri tani nje perparim i konsiderueshem ne kete drejtim, pra ne drejtim te Forcave te Armatosura. Ne qoftese Shqiperia vazhdon ta ruaj dhe ta coje kete me tej, atehere kjo eshte nje shenje e mire per te. Dua të vleresoj punen e qelizes qe kemi ne Shqiperi per partneritet, e cila po kontribuon dhe po e ndihmon ate ne kryerjen e reformave.

Ne fund te ketij viti detyrat e kesaj qelize te atashuar ketu do t`i kalojne autoriteteve ushtarake ne Shqiperi per faktin qe deri tani misioni eshte kryer me sukses.

TV Kosova

z. Robertson si e vlereson NATO situaten ne Kosove ne driten e vendimit te z. Shtajner per te bashkuar qytetin e Mitrovices dhe sa NATO do te arrije ta siguroje kete bashkim?

Lordi Xhorxh Robertson:

Une takova ne aeroport, sot ne mengjes, kur po vija ketu, zotin Rexhepi dhe udheheqes te tjere te Kosoves dhe te enjten qe vjen pjesetare te Keshillit te NATO-s do te shkojnë ne Kosove dhe do te takohen me z. Shtajner dhe me autoritete te tjera te Kosoves. Dhe ne vazhdojme ta ndjekim me shume vemendje situaten ne terren ne Kosove dhe realzimin e angazhimeve qe jane marre aty. Ne lidhje me Mitrovicen e mbeshtesim absolutisht inciativen e Shtainerit per te bashkuar Mitrovicen. Kosova duhet te shikohet nga te gjithe fqinjet demokraci multietnike dhe duhet te perfshije te gjithe njerezit, mos lere askend jashte proceseve. NATO do te vazhdoje te mbetet aty me forca te konsiderueshme, per tú siguruar qe ne do te mbrojme nje ambient te sigurt dhe te qete.

Europa e Lire

Sa e kenaqur eshte Aleanca nga siguria e kufijve per momentin dhe ne pergjithësi sa intensive e gjeni ju pranine ende e trafiqeve ne rajon?

Lordi Xhorxh Robertson:

E keni fjalen per ndonje kufi te vecante apo per kufinj ne pergjithsi?

Siguria ne kufi eshte nje nga misionet kyce te NATO-s ne Ballkanin Perendimor tani. Ne fakt rajoni vazhdon te mbetet ende mjaft i lire, duke inkurajuar trafikantet dhe kriminelet te bejne punen e tyre. Prandaj, rivendosja e sigurise ne kufi qe te lejoje levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave, por te pengoje trafikun dhe organizimin e krimit te organizuar, eshte nje nga objektivat ku ne po i ndihmojme vendet e Rajonit. Eshte nje fakt mjaft i trishtueshem, fakti qe ky Rajon duket se eshte nje rajon i hapur per zhvillimin e shume veprimtarive kriminale qe s`kemi mundur ende te vendosim nje zone te lire per zhvillim dhe bashkepunim ekonomik. N.q.s do te kishim mundesi te siguronim multietnicitetin e klases kriminale, ky do te ishte nje rajon mjaft harmonik, prandaj NATO ndihmon me kenaqesi vendet e Rajonit qe te kryejne reformat ne sektorin e kufirit qe lidhen me sigurine e tij.

TVA

A pati ndonje mesazh nga zyrtari i larte i NATO-s ne lidhje me situaten e sigurise qe percjell Shqiperia ne rajonin e Ballkanit, duke patur parasysh dhe sigurinë e kufijve?

Kryeministri Fatos Nano:

Gjithshka qe biseduam dhe qe komunikuam me ju konfirmon faktin qe Shqiperia nuk eshte me nje vend qe konsumon siguri, por qe kontribuon me shume pergjegjësi ne forcimin e sigurise rajonale dhe ne bashkepunimin me strukturat euroatlantike te sigurise kolektive per te neutralizuar faktoret qe ende kercenojne sigurine e Ballkanit Perendimor dhe faktore te terrorizmit global qe kercenojne sigurine globale.

Top channel:

Sa larg dyerve te hapura te NATO-s eshte Shqiperia?

Kryeministri Fatos Nano:

E rendesishme eshte qe edhe ju kuptuat qe dyert e NATO-s jane te hapura per Shqiperine dhe dyert e Shqiperise jane te hapura per NATO-n. Ne e kemi te qarte programin e bashkepunimit te metejshem te Shqiperise dhe te tri vendeve te Ballkanit perendimor me Aleancen, kemi te qarta detyrat e shtepise qe duhet te vazhdojme te permbushim per te sjelle institucionet, strukturat e Forcave te Armatosura, ekonomine dhe shoqerine shqiptare ne parametrat e aneteresimit te plote me Aleancen dhe, per kete, z. Robertson konfirmoi mbeshtetjen e metejshme qe keto procese te sigurojne ne te ardhmen trevjecare anetaresimin qe te gjithe pritni.

REUTERS:

Z. Kryenimister, cfare konkretisht do te beje grupi i tri vendeve ballkanike qe aspirojne te hyjne ne NATO?

Kryeministri Fatos Nano

Ne do te ndertojme nje program bashkepunimi dhe bashkeveprimi midis Shqiperise, Maqedonise dhe Kroacise te nivelit politik, te nivelit ushtarak dhe te nivelit te veprimeve te perbashketa qe forcojne sigurine ne rajon. Ne do te vazhdojme ne nivelet e te gjithe aktoreve qe sjellin progres ne secilin prej vendeve tona, te synojme dhe te realizojme te njejtat angazhime dhe realitete qe na perafrojne se bashku ne strulturat euroatlantike dhe qe gjenerojne per te gjithe Rajonin me shume stabilitetet dhe me shume mbeshtetje per proceset e reformave te bashkejeteses multietnike dhe perafrimin me BE.
Ne do te kemi sigurisht dhe veprime te perbashketa, stervitje te perbashketa, si dhe perfaqësime te perbashketa ne takimet e ardhshme me Aleancen, me BE dhe me faktoret e rendesishem global, si SHBA dhe Qeverite e vendeve te tjera, anetare te NATO, per te cuar perpara te gjitha inciativat nderkombetare qe e sjellin Ballkanin ne parametrat e zhvillimit dhe sigurise euroatlantike.

TVSH:

Z. Nano, Z. Robertson e vleresoi bashkepunimi politik dhe u shpreh per reforma politike. Sa jeni angazhuar Ju, Qeveria Juaj dhe mazhoranca socialiste per t'i cuar me tej keto reforma dhe bashkepunimin politik ?

Kryeministri Fatos Nano:

Une besoj se angazhimet tona jane bere tashme publike, jane te programuara ne kuadrin e axhendes se negociatave me BE dhe te planit te veprimeve per anetaresim ne NATO, jane pjese e detyrimeve tona per Paktin e Stabilitietin dhe per inciativen e bashkepunimit te vendeve te Europes Juglindore, por ajo qe eshte me rendesishme te ritheksoj, eshte se tashme ato jane pjese e nje konsensusi politik ne vend dhe nje bashkeveprimi midis forcave kryesore te spektrit politik tereparlamentar per te gjeneruar me shume kontribute shoqerore, politike dhe institucionale, qe pershpejtojne procesin e permbushjes se standarteve te anetaresimit ne NATO dhe BE.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›