Te dashur shoke dhe shoqe, Kolege deputete! Te qeverisesh do te thote te qarkullosh dhe te administrosh te njejtin informacion qeverises. Dhe takimi yne i sotem synon qe deputetet e maxhorances,
Te dashur shoke dhe shoqe,
Kolege deputete!
Te qeverisesh do te thote te qarkullosh dhe te administrosh te njejtin informacion qeverises. Dhe takimi yne i sotem synon qe deputetet e maxhorances, prane ketij grupi qe di te udheheqe maxhorancen, te marrin te gjithe informacionin qeveritar lidhur me ushtrimin ekonomiko - financiar te 2003, me elementet themelore te cilet ai mbeshtet, me partneret kryesor te vendit dhe te qeverise, me te cilen eshte negociuar, qe nga institucionet financiare nderkombetare deri te faktoret sociale vendas, perfshire pra, komuitetin e sipermarrjes dhe sindikatat.
Ne sot institucionalisht dhe politikisht nisim shqyrtimin dhe arsyetimin mbeshtetes ne Grupin Parlamentar te PS per Projektbuxhetin e 2003 dhe paketen fiskale ne te cilen ai mbeshtetet. Ne kemi zhvilluar konsultime te gjera dhe puna qe na ka sjelle deri ketu ka qene disamujore ne akset, ministri financash, dikastere e te tjera, Kryeminister, me misionet e FMN, BB dhe BE si dhe faktoret vendas te zhvillimit dhe te sipermarrjes. I gjithe ushtrimi sjell sot ne tryezat tona te punes garancine per prioritetet dhe ritmet e zhvillimit ekonomik dhe social te vendit, te cilat sic e dime nisin nga energjitika dhe furnizimi me uje te pijshem deri te sistemi arsimor, sistemi i shendetit publik dhe infrastruktura si fusha prioritare ku perqendrohen edhe investimet publike per vitin e ardhshem. Ne te gjitha fushat dhe sektoret e tjere financimi publik ne substance u pergjigjet nevojave ne rritje te vendit per te realizuar projekte dhe ritme te qendrueshme zhvillimi.
Projekti i buxhetit te ri harmonizon ne nje program te vetem financiar strategjite dhe projektet e zhvillimit te nivele sektoriale dhe rajonale. Pra, Qeveria nuk ka ndertuar dicka krejt te re apo "sui generic" por ka sjelle mbi bazen e pervojes sone qeverisese e te programeve afatmesme te zhvillimit nje dokument serioz, realist dhe angazhues qe mobilizon resurset dhe angazhon faktoret e zhvillimit per t'ju pergjigjur nevojave te rritjes dhe nevojave te popullsise se vendit per vitin 2003. Buxheti, pra, i ri vjen si sinteze e harmonizuar e strategjine kombetare te zhvillimit me programin e asistences te insitucioneve financiare nderkombetare dhe matrices qe do te negociohet ne BE per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit si dhe ne te reflektohen kontributet e donatoreve te ndryshem; Qeveri dhe institucione, organizata qeveritare dhe joqeveritare per te cilen qeveria kerkon dhe eshte e angazhuar qe te rriten ritmet e disbursimeve te financimeve te programuara.
Pra me shume se nje dokument financiar, per shkak te paketes fiskale qe e shoqeron, dhe kjo eshte nje zgjidhje legale dhe e njohur politike, projekti i buxhetit vjen me teresi prioritetesh dhe reformash qe reflektojne angazhimin e programit te qeverise per te kuruar sistemin ekonomik kombetar nga evazioni fiskal, nga karakteri ende kritik i tregut te parase dhe te kapitaleve, nga fenomet e trasheguara te konkurences se pandershme dhe abuzimi me financat publike dhe, ne sinteze, buxheti i ri eshte nje perpjekje shume serioze per te perafruar planifikimin financiar dhe administrimin e financave publike me standartet e BE.
Une besoj se, eshte ne arsyetimin tone politik, boshti i nje reforme ekonomike qe mobilizon resurset e vendit dhe i administron ato ne perputhje me angazhimet shteterore qe burojne nga marreveshjet me FMN dhe BB per te siguruar qendrueshmerine e ritmeve te rritjes prej 6% ne 2003, kontrollin mbi inflacionin ne kufirin maksimal prej 4% si dhe reduktimin e deficitit buxhetor te financuar me burimet e brendshme ne nivelin 2,9%. Me kete kuader stabiliteti makroekonomik, buxheti i vitit 2003, i sjell investimet e programuara publike ne nivelin me te larte te kryer ne 12 vitet e fundit, dhe kjo eshte shenje e rritjes se ekonomise dhe e pergjegjsise se administrimit publik te tyre gjate qeverisjes sone.
Natyrshem dhe, tani po futem ne prioritetet themelore te zhvillimit ekonomik dhe financiar te 2003, ne rendin e pare te dites vjen trajtimi I situates energjetike dhe nderhyrjet e nevojshme per te stabilizuar akoma me shume programin e nxjerrjes nga kriza energjetike te ekonomise. Situata energjetike, luhatjet e tregut financiar, fatkeqsite natyrore te ketij viti kane ndikuar ne mosrealizimin e te ardhurave buxhetore, perfshire dhe spostimin ne kohe te programeve te privatizimit te disa nderrmarrjeve publike strategjike, per arsye te njohura. Efekti i ketyre faktoreve qe ka ndikuar gjate vitit 2002 shifrohet ne nivelin 10 miliard leke. Kjo ben qe rritja ekonomike e vitit 2002 te rezultoje me e vogel se ajo e parashikuar ne Strategjine 3-vjecare te Zhvillimit Kombetar, ekonomik dhe shoqeror ose ne kufijte e 4,5% nga 7% qe ishte programuar.
Kjo tablo e perbledhur e mjedisit ekonomik dhe financiar te 2002 ka sjelle nje programin realist per vitin 2003, i cili mbeshtetet edhe ne permiresime ligjore dhe normative qe jane duke u plotesuar me prioritetin e njohur. Pra, ne 2003 ne parashikojme te kryejme nderhyrje trasformuese ne sistemin ekonomik kombetar, me synim rritje te qendrueshme dhe te ndjeshme, dhe kjo ben te mundur qe, nuk eshte propagandistik ky afirmim, qe per here te pare ne vitin e ardhshem, te parashikohen si shpenzime buxhetore financimet e programuara ne planin e masave per sektorin e energjise, per faturat korente te ndermarrjeve te ujesjellsave per energjine, fondet per clirimin e ketyre dy sektoreve nga borxhet e trasheguara etj. Nderhyrja e programuar per energjine dhe furnizimin me uje te pijshem, si dy prioritete madhore te buxhetit te ri, nuk e cenon zbatimin e programit afatmesem te strategjise kombetare te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror per arsimin, shendetsine, infrastrukturen dhe perkrahjen sociale.
Tipari themelor i projektit te buxhetit te ri eshte principi dhe disiplina e mosfragmentimit te resurseve financiare te buxhetit. Kjo eshte realizuar duke synuar nje shperndarje optimale ne territory, pra ne rajonet ekonomike dhe administrative te shpenzimeve sidomos ne investime publike duke harmonizuar kufijte e te mundshmes, insteresat komebatre me ato te zhvillimit rajonal. Natyrisht jemi ne fillim te nje trasformimi te programimit buxhetor ne funksion te reformave qe e sjellin edhe zhvillimin rajonal ne parametra europian dhe, nuk ka qene e mundur te eliminohet plotesisht fragmentimi i shpenzimeve dhe investimeve publike, per arsye se ka mjaft projekte qe kane nisur te zbatohen per shkak te programimeve te meparshme dhe Qeveria ka garantuar per plotesimin dhe perfundimin e tyre per t'i vene ne shfrytezim ekonomik brenda 2003. Te gjitha fushat ne sektoret e tjere krahas atyre prioritare si zhvillimi i kultures, zhvillimi i bujqesise dhe zhvillimi rural ne teresi, financimi i mbrojtes dhe sigurise kombetare dhe reforma te ushtri, forcimi nepermjet programeve buxhetore te mbeshtetjes dhe te struktures se policise se shtetit dhe i aksioneve per stabilitetin e rendit publik kane gjetur financimin e duhur qe siguron ne teresi permbushjen e funksioneve, objektivave, angazhimeve te votuara nga elektorati, te votuara nga Kuvendi i Shqiperise per Qeverine qe une drejtoj si dhe te parashikuara ne marreveshjet nderkombetare qe Qeveria respekton.
Dokumenti i reformes fiskale qe shoqeron buxhetin eshte instrumenti kryesor qe garanton rritjen reale te te ardhurave publike, qe hedh nje hap te rendesishem, per here te pare, ne decentralizimin fiskal dhe qe sjell perfshishrjen ne grumbullimin, administrimin dhe perdorimin e te ardhurave publike te me shume agjenteve tatimore, me shume aktoreve dhe faktoreve qe menaxhojne shpenzimin publin duke krijuar nje efekt real ne luften ndaj evazionit fiskal dhe ne reduktimin e karakterit informal te levizjes se kapitaleve. Ne e dime qe Shqiperia dhe tregu i saj i brendshem ka ende nje shkalle te larte infromaliteti dhe evazioni i larte fiskal qe reflektohet ne nivelin e limituar te te ardhurave fiskale qe mblidhen ne buxhet, jo vetem doganore, por edhe tatimore ne raport me prodhimin e brendshem bruto, sot arrin ne 16% te produktit te brendshem bruto.
Po sjell ne vemendjen tone qeverisese se angazhimi i Shqiperise ne proceset integruese rajonale dhe ne ate te stabilizim asocimit ne BE sjell si detyrim qe ky nivel te vazhdoje te rritet deri ne, te pakten 28%, ne raport me produktin e brendeshem bruto te ardhura fiskale. Raporti i te ardhurave fiskale me produktin e brendshem bruto ne vendet fqinje si Maqedonia shkon ne 29%, Rumania 31.2%, Bullgaria 31.7%. Por me lejoni te ritheksoj dhe, mbi kete baze, te kerkoj mirekuptimin dhe mbeshtetjen tuaj se kjo situate nuk mund te permirsohet duke vendosur objektiva larta artificiale te pashoqeruara me nje reforme reale qe rrit kapacitetet e administrimit te te ardhurave ne sektore prioritare te luftes kunder evazionit dhe te administrimit te buxhetit per te cilet Qeveria mbetet krejtesisht e angazhuar te beje trasformimet e nevojshme ne bashkepunim te ngushte me asistencen e specializuar te institucioneve financiare nderkombetare.
Rritja e peshes specifike te te ardhurave fiskale dhe doganore ne raport me produktin e brendeshem bruto ne 2003 do te shoqerohet ne teresi me reduktimin e barrierave administrative dhe fiskale, me standartizimin e procedurave tatimore dhe te licensimit, me synimin e realizimit te efektit te rritjes se bazes te tatimpaguesve dhe te shperndarjes se barres fiskale ne me shume kontribues. Kjo do te sjelle nje efekt real ne luften ndaj evazionit, ne reduktimin e informalitetit te ekonomise dhe ne disiplinimin e tregut te brendshem financiar.
Me paketen e re fiskale ne synojme te aktivizojme ne menyre me te plote nje instrument financiar qe e ben me te plote aftesine e shtetit ne permbushjen e funksioneve te tij konform administrimit publik sipas normatives dhe standartit te BE. Projektligji per akcizat, p.sh, jo vetem qe nuk permban elemente represiv mbi sipermarrjen vendase sic po keqkuptohet apo po spekullohet ne opinionin public, pra ai sjell sistemit tone te akcizave ne standartin e direktivave te BE, duke kaluar nga tarifat akvalore, pra mbi vleren, ne tarifat specifike, pra fikse per njesi, duke sjelle me shume barazi konkurimi midis sipermarresve, me shume trasparence dhe perafrim te nivelit te akziave ne Shqiperi me ate te vendeve te rajonit ne kuadrin e marreveshjeve te tregtise se lire qe po aktivizojme.
Ne themel ky hap i rendesishem i paketes fiskale ne lidhje me akcizat synon shmangien e efektit te faturave dopio apo te fallsifikuara duke i dhene nje goditije decizive semundjes kronike te tregut te brendshem financiar, evazionit legal, pothuajse.
Te nderuar kolege deputete,
Projekti qe kemi perpara sot eshte nje ushtrim realist qe merr parasysh ritmet dhe tendencat e rritjes, kapacitetet e administrates publike, priorititet sektoriale te percaktuara ne strategjine kombetare te zhvillimit, detyrimet dhe aspiratat tona per integrim ne BE dhe, besoj se, procesi i diskutimit dhe miratimit te tij ne Kuvendin e Shqiperise eshte nje angazhim qe na bashkon te gjitheve edhe ne perballimin e presioneve absurde te paargumentuara per poltika te vecanta te buxhetit apo per rialokimin e resurseve ne vrima te zeza qe nuk sjellin as rritje dhe as plotesim te nevojave komunitare. Ky proces i nje rendesie madhore na sjell te fillimi i nje lidhje reale, organike te programeve tona buxhetore me strategjine kombetare te zhvillimit dhe integrimit. Une besoj se ju do te keni mundesine qe, pasi ministrat e kabinetit qe administrojne prioritet e programit qeverises, te ndajne me ju informacionin themelor te zhvillimit sektorial dhe rajonal, te na mundesoni te permirsojme programimin buxhetor dhe, vecanerisht te perfshijme deputetet, si interekutore dhe mediatore midis qeverise qendrore dhe organeve te qeverisjes vendore ne implementimin e buxhetit dhe ne marrjen e efektit te programuar nga shpenzimet dhe investimet publike.
Faleminderit per vemendjen paraprake!