E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar bashkëkombas kudo ku ndodheni, Është kënaqësia ime që në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ju uroj Gëzuar, Ditën e Flamurit. Pas 90 vjetÃ

Të nderuar bashkëkombas kudo ku ndodheni,

Është kënaqësia ime që në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ju uroj Gëzuar, Ditën e Flamurit.

Pas 90 vjetësh ne shqiptarët ndihemi krenarë për të gjitha ato sfida që historia e vjetër dhe e re na detyroi të përballojmë në formimin dhe konsolidimin e shtetit duke garantuar identitetin tonë kombëtar në familjen evropiane. Padrejtësitë historike ndaj shtetit dhe kombit shqiptar u përballuan me sukses sepse gjithnjë u bazuam në parimet e shenjta të lirisë, paqes dhe bashkëjetesës, ose sic ka thënë i madhi Naim Frashëri për bashkëkombasit e vet: "dielli lind andej nga perëndon".

Prandaj shqiptarët kudo ku jetojnë janë të angazhuar për të përmbushur pikërisht këtë aspirate europianizuese dhe historike për përshpejtim të progresit demokratik dhe integrimit në familjen tonë të natyrshme evropiane.

Dita e Shpalljes së Pavarësisë me 28 nëntor 1912 përkon dhe me ditën e formimit të Qeverisë së Parë të Shqiptarëve. Kjo rrugë 90 vjecare e Shtetit dhe Qeverisë Shqiptare plot të papritura dhe sfida na motivon për një angazhim të ri në realizimin e aspiratave historike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në rrugën e progresit dhe integrimit evropian.

Nga mot gëzuar!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›