E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, për fitoren e Kombëtares shqiptare në ndeshjen me kombëtaren e Greqisë. Në këtë mesazh Kryemini

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, për fitoren e Kombëtares shqiptare në ndeshjen me kombëtaren e Greqisë. Në këtë mesazh Kryeministri Rexhepi shkruan:

"Në emrin tim personal dhe të Qeverisë së Kosovës ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për fitoren e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2006 me kombëtaren e Greqisë, e cila aktualisht është kampione e Europës.

Kjo fitore e madhe e kombëtares shqiptare duhet të kthehet në një festë sportive me frymë olimpike.

Loja e bukur dhe fitorja e merituar e futbollistëve shqiptarë dëshmon se Shqipëria ka talentë dhe futbollistë që dinë të demostrojnë dhe të prezantojnë vlerat e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare".

Në mesazhin e tij, Kryeministri i Kosovës Rexhepi, i uron Kombëtares së Shqipërisë suksese në vazhdimësi të lojrave kualifikuese për Kampionatin e ri Botëror 2006.

Gjithashtu, Kryeministri Nano ka marrë një mesazh urimi për fitoren e merituar te Kombëtares shqiptare, edhe nga Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, i cili i uron Kombëtares sone suksese edhe në ndeshjet e ardhshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›