Kryeministri Fatos Nano dhe qeveria duke njohur dhe vleresuar edhe me pare shqetesimet e komunitetit te Bathores ne bashkine Kamez kane ngritur tashme dhe eshte ne procesin e punes nje grup ekspertes

Kryeministri Fatos Nano dhe qeveria duke njohur dhe vleresuar edhe me pare shqetesimet e komunitetit te Bathores ne bashkine Kamez kane ngritur tashme dhe eshte ne procesin e punes nje grup ekspertesh i cili po pergatit plan veprimin per zgjidhjen e problemeve qe ekzistojne per kete komunitet.
Gjithashtu Kryeministri ka urdheruar sot fillimin e kontrollit per te hetuar prane autoriteteve lokale administrimin e projekteve dhe fondeve te vena ne dispozicion nga donatore te huaj apo te buxhetit te shtetit per t'u investuar ne kete zone.
Me kete rast theksojme se eshte e nevojsheme vendosja e komunikimit ne rruge institucionale per te bashkepunuar per zgjidhje ligjore, konkrete dhe te qendrueshme duke garantuar gjithashtu edhe mireadministrimin e ketyre zgjidhjeve gje e cila eshte shume e rendesishme per te ardhmen e ketij komuniteti.
Cili eshte reagimi juaj pas sulmeve qe po i behen disa bisnesmeneve?
Qeveria sic e dini ka nderrmare hapa konkret ne goditjen e trafikanteve, abuzuesve dhe gjithe sistemin e tyre, sic eshte goditja e trafikut klandestin ai i droges etj.
Eshte pikerisht ky fakt qe trafikantet dhe abuzuesit te cilet ndihen perhere dhe me te izoluar kerkojne te godasin me forma te tjera sic edhe po tentojne me bisnesin.
Lufta kunder trafiqeve dhe krimit nuk eshte e lehte dhe te jeni te bindur se shteti do te veproje pa kompromis per t'i goditur ata.