E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit, si dhe të Memorialit të Nënë Terezës në

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit, si dhe të Memorialit të Nënë Terezës në këtë Aeroport, ceremoni që përkojnë me vigjilien e Lumturimit të Nënë Terezës.

Rikonstruksioni siguron nivele bashkëkohore dhe të standarteve europiane në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Ai ka përfshirë terminalin e pasagjerëve, vënien në funksionim të zjarrëfikseve të reja, sistemin e sigurisë, i cili bën të mundur rritjen e standartit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit.

Kryeministri Fatos Nano shoqërohej gjatë kësaj vizite nga Ministri i Transportit, Spartak Poçi.

Zoti Nano vizitoi nga afër mjediset e rikonstruktuara të Aeroportit dhe e vlerësoi ndryshimin dhe modernizimin e tij sipas standarteve më të zhvilluara ndërkombëtare.

Kryeministri Nano e cilësoi këtë transformim të Aeroportit si një sintezë të ndryshimit të madh të vendit, i cili përkon me ditën e vigjilies të Fortlumturimit të Nënë Terezës.

"Është sinjifikative që ky Aeroport me emrin e Saj merr një pamje të re që tregon edhe sa afër standarteve të botës moderne jemi", tha Kryeministri Fatos Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›