E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano takoi sot pasdite një delegacion të nivelit të lartë të policisë turke të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj, Gokhan Aydiner. Në fillim të takimit, Kryem

Kryeministri Fatos Nano takoi sot pasdite një delegacion të nivelit të lartë të policisë turke të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj, Gokhan Aydiner.

Në fillim të takimit, Kryeministri Nano u shpreh se miqësia midis dy vendeve tona është e shkëlqyer. Ajo po shfaqet në mënyrë të gjithanshme në nivel institucional dhe veçanërisht për të forcuar bashkëpunimin dhe sigurinë midis dy vendeve në rajon.

Me këtë rast, u shpreh Kryeministri, shpreh bindjen dhe besimin e patundur se ky bashkëpunim, i cili vjen nga historia dhe kohët moderne kanë bërë të mundur që lufta dhe përpjekjet e ndërsjellta kundër rreziqeve të njëjta, terrorizmit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, të intensifikohen akoma më shumë, edhe në të ardhmen.

Ky bashkëpunim shprehet në projektet e përbashkëta midis dy policive tona, duke bërë të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve midis dy vendeve tona. Policia e Shtetit shqiptar është në ristrukturim të vazhdueshëm, me qëllimin e konvertimit institucional në një polici bashkëkohore. Detyrat e mëdha që rrjedhin nga marrëveshja e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Europian, na bëjnë akoma më të ndërgjegjshëm se kemi shumë punë për të bërë dhe kontributi juaj është i vlerësueshëm në arritjen e parametrave të kërkuar, u shpreh Kryeministri Nano.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Turqisë, Gokhan Aydiner falenderoi Kryeministrin Nano për kontributin që ai ka dhënë për forcimin e miqësisë shqiptaro-turke dhe ndjenjat e mikëpritjes të popullit shqiptar gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri.

Më tej, Z.Aydiner formuloi arritjet e përbashkëta në luftën kundër trafiqeve, terrorizmit, si dhe vlerësoi arritjet e shkëlqyera të studentëve shqiptarë që studiojnë në Akademinë e Policisë Turke. "Studentët tuaj në Akademinë tonë të Policisë- tha ai- janë më të suksesshmit ndër studentët e dhjetë vendeve që studiojnë atje". Këtij qëllimi do t'i shërbejë edhe propozimi i palës sonë që ata të vazhdojnë edhe studimet pasuniversitare në vendin tonë. Ne po shikojmë mundësitë që dhjetë studentë shqiptarë të mbrojnë master dhe doktoratura në Universitetin e Policisë Turke, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Njëherësh, Z.Aydiner kërkoi që informacioni policor midis dy vendeve të ngrihet në nivel më të lartë, si dhe ofroi asistencë nga trajnues të Policisë së Turqisë për strukturat shqiptare të rendit, si dhe logjistikë bashkohore për palën shqiptare për arritjen e këtij qëllimi.

Kryeministri Fatos Nano, pasi falenderoi për arritjet e kësaj vizite pune të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Turqisë, Gokhan Aydiner në vendin tonë, shprehu bindjen se, produktet e këtij bashkëpunimi do të jenë shumë të shpejta. Njëherësh, ai premtoi se do të vizitojë edhe institucionet e Policisë Turke në një vizitë të ardhshme në Turqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›