Kryeministri Fatos Nano në vigjilje të pashkëve ortodokse e katolike, ka vizituar sot selinë e Kryepiskopatës së Kishës Ortodokse Auutoqefale të Shqipërisë dhe seline e Arqipeshkvisë të Du

Kryeministri Fatos Nano në vigjilje të pashkëve ortodokse e katolike, ka vizituar sot selinë e Kryepiskopatës së Kishës Ortodokse Auutoqefale të Shqipërisë dhe seline e Arqipeshkvisë të Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ku është takuar me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, prof. dr. Anastasin dhe me shkëlqesinë e tij dom Rrok Mirdita ku u ka uruar atyre festën e pashkëve.
Kryeministri Nano, u ka uruar me këtë rast, gjithë besimtarëve ortodoksë e katolikë, festën e pashkëve. Ai u shpreh:
"Vizita ishte në vazhdën e traditës dhe marrëdhënieve shumë të mira të Qeverisë me institucionet përfaqësuese të feve të lira në Shqipëri. Preferova ta takoj sot Dom Rrok Mirditën dhe At Anastasin, në vigjiljen e ringjalljes dhe në frymën e dobishme që ngjall bashkëjetesa në Shqipëri midis komuniteteve fetare për të shpjeguar më mirë, si dhe për të kuptuar më mirë, edhe si Kryeministër, sesi do të funksionojë Komiteti i ri i Kulteve, ku do të ketë përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare, përfaqësues të drejtpërdrejtë dhe me autoritet edhe në institucionet e Kishës, me të cilët duket se do të vazhdojmë të punojmë më me shumë ritëm dhe më me shumë besim për kapërcimin e problemeve të mbetura që nga kthimi i pronave deri te thjeshtësimi i procedurave administrative që zgjerojnë hapësirën e ushtrimit të lirive dhe të besimit për shtetasit".
"Më lejoni, vazhdoi Kryeministri Nano, t'ju uroj të gjithëve gëzuar Pashkët dhe frymën e ripërtëritjes dhe të ringjalljes ta shtrijmë në të gjitha fushat e komunikimit me njerëzit".
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, pro. dr. Anastasi duke falenderuar Kryeministrin Nano për këtë vizitë ta se Dita e Pashkës, është dita e ringjalljes dhe e ripërtëritjes për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe me kete rast ai uroi paqe, mirësi dhe solidaritet.
Shkëlqesia e tij Dom Rrok Mirdita, nga ana e tij, u shpreh se ne kete takim patëm rastin të shkëmbejmë disa mendime. Siç e theksoi edhe Kryeministri, mora disa informacione të cilat ne i mirëpresim gjithmonë dhe jemi shumë të lumtur që ka bërë një ecuri shumë të dukshme. Me këtë vizitë hapen edhe festat, sepse në pasditen e kësaj të shtune, në vigjiljen e Pashkëve, do të fillojmë kremtimin. Të themi se ishte hapja zyrtare e këtyre festave. Dhe unë e falenderoj Kryeministrin për këtë vizitë.