Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle, sot paradite, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Zhvillimit Rural. Në fjalën që mbajti në fillim të mbledhjes Zëvendëskryem
Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle, sot paradite, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Zhvillimit Rural. Në fjalën që mbajti në fillim të mbledhjes Zëvendëskryeministri Dokle theksoi:
Duke i uruar punë të mbarë fillimit të punës të Komitetit Ndërministror të Zhvillimit Rural, nënvizoi zoti Dokle, i cili është krijuar me urdhër të Kryeministrit, nr.71, datë 15.05.2003, organizojmë këtë mbledhje të parë për të diskutuar dhe vendosur mbi objektivat kryesore dhe funksionimin e mëtejshëm të ketij Komiteti, në përputhje me stadin aktual të zhvillimit dhe njëherazi me kërkesat dhe sugjerimet që shtrojnë organizmat dhe institutcionet ndërkombëtare në këtë drejtim.
Në vijim të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Dokle, u ndal në gjendjen aktuale të zhvillimit urban dhe puna që duhet bërë të përshpejtuar ritmet në kuadër të procesit të integrimit europian. Aktualisht, tha ai, duke parë evolucionin e situatës dhe problematikën e shfaqur në hapësirat tona rurale, në konteks më të gjërë, se thjesht zhvillimi i bujqësisë dhe, në një këndvështrim të përgjithshëm që lidhet me objektivat e strategjisë kombëtare të zhvillimit ekonomik e social të vendit, mendoj se ka ardhur koha që ta trajtojmë seriozisht dhe në gjithë gjerësinë e tij problemin e zhvillimit rural të qëndrueshëm në Shqipëri. Dhe kjo duhet të bëhet që nga ndryshimi i konceptit dhe praktikave tona tradicionale të punës për t'u përqëndruar kryesisht në zhvillimet sektoriale drejt praktikave e koncepteve të avancuara perëndimore që synojnë koordinimin e veprimeve për zhvillimin e territorit dhe të gjithë komponentëve ekonomikë, sociale e mjedisorë të tij. Para, nga ky këndvështrim, dëshiroj të ndalem në mënyrë të veçantë në punën që të gjithë duhet të bëjmë për të përshpejtuar ritmet në kuadër të procesit të integrimit europian.
Bashkimi Europian, u shpreh më tej, Zëvendëskryeministri Namik Dokle, ndodhet aktualisht në ballë të praktikave më të mira e më të suksesshme në këtë fushë, ndërkohë që edhe përvoja e mjaft vendeve të Europës Qendrore e Lindore, që janë anëtarë ose po anëtarësohen në BE, ka treguar se ecuria e reformave institucionale dhe adoptimi i praktikave moderne në fushën zhvillimit rural ka qenë një nga çelësat e suksesit për zhvillimin e hapësirave të tyre rurale dhe, mbi të gjitha, "thembra e Akilit" për ta integruar shpejt hapësirën e tyre rurale në BE. Në qoftë se nuk do të avancojmë shpejt në këtë fushë, me ide e koncepte të kohës, ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë ndryshimet e nevojshme institucionale e strukturore dhe të përfitojmë nga programet dhe financimet më të rëndëishme europiane në këtë fushë, si programet SAPARD, ISPA, LEADER MED etj.
Duke përfunduar Zëvendëskryeministri Namik Dokle u shpreh: Po e ritheksoj, edhe një herë, që Kryeministri dhe Qeveria janë të angazhuar për të avancuar me ritme të shpejta në këtë proces.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Albert Dubali, i njohu anëtarët e Komitëetit Ndërministror me zhvillimin rural gjatë këtij dhjetëvjeçari, duke e cilësuar atë si një nga prioritetet e Qeverisë dhe të kësaj Ministrie si dhe paraqiti disa propozime në lidhje me përmbajtjen dhe problematikën e zhvillimit rural të qëndrueshëm e të integruar, dobësitë që paraqet situata aktuale në Shqipëri etj. Bujqësia, u shpreh ai, ka zënë dhe do të vazhdojë të zërë një vend të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe, vetëm bujqësia mund tí japë një shtytje të shpejtë dhe të konsiderueshme rritjes ekonomike e ndikim të dukshëm në uljen e varfërisë, pasi rreth 55 përqind popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, ku 70 përqind e saj është vetpunësuar në bujqësi dhe se 68 përqind të të ardhurave, familjet fermere i sigurojnë nga aktiviteti bujqësor.
Anëtarët e Komitetit Ndërministrior që e morën fjalën në këtë mbledhje dhanë mendime dhe bënë sugjerime mbi funksionimin e mëtejshëm të Komitetit,per zhvillimin rural te vendit, në përputhje me stadin aktual të zhvillimit, për një koordinimim më të mirë të punës mes institucioneve, mbështetur edhe në kërkesat dhe sugjerimet e organizmave e institutcioneve ndërkombëtare për pershpejtimin e zhvillimin rural.
Në mbledhje u bë dhe prezantimi i "Strategjisë së Zhvillimit Rural" përgatitur nga Banka Botërore ne bashkëpunim me MBU.