Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot, në një takim të veçantë Ministrin e Mbrojtjes së Rumanisë z. Ioan Mircea Pascu. Kryeministri Nano, në fillim të këtij takimi, e ka uruar Ministrin r
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot, në një takim të veçantë Ministrin e Mbrojtjes së Rumanisë z. Ioan Mircea Pascu.
Kryeministri Nano, në fillim të këtij takimi, e ka uruar Ministrin rumun të Mbrojtjes për anëtarësimin e Rumanisë në NATO, duke e konsideruar këtë vend një aleat të sigurtë që do të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit drejt strukturave të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Nga ana e tij Ministri rumun i Mbrojtjes duke i percjelle zotit Nano pershendetjet e Kryeminitrit rumun Nastase tha se "pjesëmarrja e Shqiperise në ceremoninë e zgjerimit të NATO-s me anëtarë të rinj në Uashington, si dhe mbështetja që Presidenti Bush dha për vendet e Kartës së Adriatikut, tregon një shenjë tjetër që NATO do të vazhdojë të zgjerohet dhe Shqiperia shumë shpejt do të jete pjesë e saj".
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë janë të shkëlqyera dhe kjo i shërben forcimit të partnershipit dhe miqësisë mes të dy vendeve. Në këtë kuadër Kryeministri Nano theksoi se kjo përbën një model shumë të mirë për t'u ndjekur në funksion të shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojës për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në NATO, të vendit tonë.
"Ky bashkëpunim është shumë stimulues për vazhdimësinë e rolit tonë konstruktiv në rajon, në funksion të forcimit të paqes, sigurisë, kohabitacionit, si dhe për të bërë të mundur një integrim sa më të shpejtë në strukturat euroatlantike", tha z. Nano, duke shtuar se, "një rëndësi të veçantë në këtë proces merr identifikimi dhe dinamizimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, që është një avantazh i përbashkët për t'u drejtuar në mënyrë paqësore dhe të sigurtë në Europë".
Kryeministri Nano dhe Ministri rumun i Mbrojtjes Pascu vlerësuan si mjaft të rëndësishëm angazhimin e përbashkët në koalicionin kundër terrorizmit, si dhe në luftën e përbashkët që po zhvillohet kundër të këqijave të tjera globale, si lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të tij rajonale dhe globale, përmes një performance më të mirë dhe ushtrimit të një presioni akoma më të madh ndaj tyre.
Nga ana e tij Ministri rumun i Mbrojtes z. Pascu shprehu angazhimin për mbështetjen e plotë te qerverise rumune per Shqipërine në rrugën e saj të integrimit në NATO. Z. Pascu vlerësoi iniciativat e përbashkëta të deritanishme në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe shprehu gadishmërinë e palës rumune për ofrimin e përvojës së saj në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në NATO, si në përafrimin e legjislacionit ashtu edhe në shkëmbimin e informacionit të rëndësishëm midis shërbimeve dhe agjencive të inteligjencës.
Në këtë takim bashkëbiseduesit cilësuan si mjaft të rëndësishëm Samitin e Stambollit, i cili do të shprehë qartë vullnetin politik të të gjithë vendeve anëtare të NATO-s për suport ndaj vendeve të Kartës së Adriatikut për integrim te shpejt në strukturat e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Bashkebiseduesit jane ndalur gjithashtu edhe ne situaten rajonale ku eshte ndare e njejta pikpamje qe inisiativat integruese duhet te dominojne ndaj fenomeneve te izoluara te se shkuares qe nuk do te arrijne te pengojne te ardhmen europiane te rajonit.