E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano thirri sot pasdite një mbledhje të zgjeruar të Komitetit të Politikave të Sigurisë Kombëtare. Në qendër të këtij takimi ishte diskutimi dhe vlerësimi i mas

Kryeministri Fatos Nano thirri sot pasdite një mbledhje të zgjeruar të Komitetit të Politikave të Sigurisë Kombëtare.

Në qendër të këtij takimi ishte diskutimi dhe vlerësimi i masave të marra nga qeveria për kontrollin dhe garantimin e rendit publik në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe marrjen e masave për parandalimin e veprave penale që cënojnë sigurinë kombëtare. Drejtuesit e institucioneve informuan për angazhimet e tyre duke evidentuar nevojat për një bashkërendim me efikas të detyrave të çdo dikasteri në luftë kundër krimit trafiqeve, terrorit dhe korrupsionit.

Komiteti i Politikave vlerësoi masat e marra si dhe përcaktoi detyrat e mëtejshme për strukturat e policisë dhe të drejtësisë për kapjen dhe ndëshkimin e elementëve kriminal. Mbledhja evidentoi edhe nevojën e përmirësimit të skemave të bashkërendimit dhe të normimit ligjor të organeve të specializuara në luftë kundër krimit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHISH dhe institucionet partnere ndërkombëtare do të vazhdojnë kryerjen e detyrave të saj ligjore për sigurimin dhe garantimin e rendit publik dhe kushtetues.

Komiteti vlerësoi në veçanti masat e marra për sigurimin e Ambasadave dhe përfaqësive të huaja në Shqipëri. Në mbledhje u theksua nevoja e forcimit të regjimit të kufijve për kontrollin e hyrje daljeve ne territorin e Republikës dhe u vlerësua se shërbimi ynë konsullor informon çdo ditë organet e Policisë së Kufirit për çdo shërbim të kryer.

Në vijim Komiteti vlerësoi informacionet e dhëna nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ministri i Financave dhe Ministri i Ekonomisë për situatën e qëndrueshme ekonomike në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në vend. Në mënyrë të veçantë, u vlerësua situata e qëndrueshme financiare e shtetit në sistemin bankar, Stabilitet i cili po siguron më shumë kreditime për sipërmarrjen. Komiteti vlerësoi edhe qëndrueshmërinë në realizimin e të ardhurave fiskale.

Komiteti vlerësoi informacionet si mjaft të vlefshem për hapat e mëtejshme të programuara nga qeveria në fushën e privatizimit të sektorëve strategjik, reduktimin e varfërisë, ruajtjen e qëndrueshmërisë së parametrave makro-ekonomik të vendit dhe në nxitjen e mëtejshme të garancive ligjore për zhvillimin dhe forcimin e biznesit në vend.
Në përfundim Komiteti sugjeroi marrjen e vendimeve përkatëse për garantimin e mëtejshëm të sigurisë kombëtare dhe normalitetit të jetësh shoqërore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›