Njoftim për shtyp i Zëdhënësit të Kryetarit të Kuvendit dhe Zëdhënësit të Kryeministrit Presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu, Kryetari i Kuvendit, zoti Servet Pëllumbi dhe Kryemi
Njoftim për shtyp i Zëdhënësit të Kryetarit të Kuvendit dhe Zëdhënësit të Kryeministrit
Presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu, Kryetari i Kuvendit, zoti Servet Pëllumbi dhe Kryeministri, zoti Fatos Nano kanë zhvilluar sot një takim në selinë e Presidencës.
Autoritetet e larta kanë diskutuar për situatën politike në vend. Të tre autoritetet e larta kanë shprehur vullnetin komplementar institucional për zgjidhje sa më të shpejtë të mundshme të problemeve të qeverisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe vullnetin e mazhorancës parlamentare.
Duke vlerësuar situatën aktuale të vendit ata theksuan se duhet të bëjnë publik qëndrimin që institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë edhe opozitën të kryejnë detyrat e tyre për t'iu përgjigjur interesave të zhvillimit, integrimit dhe sigurisë në vend.
Të tre bashkëbiseduesit ranë dakord të vazhdojnë më tej punën për zgjidhjen e problemeve aktuale.