E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano është takuar në Uashington me anëtarë të Kongresit amerikan. Në këtë takim merrnin pjesë kongresmenët Sue Kelly, Eliot Engel, Gil Gutknecht, Earl Pomeroy, Walter Jones, Fr

Kryeministri Nano është takuar në Uashington me anëtarë të Kongresit amerikan. Në këtë takim merrnin pjesë kongresmenët Sue Kelly, Eliot Engel, Gil Gutknecht, Earl Pomeroy, Walter Jones, Frank Woolf, David Funderburk, Van Hillary etj.

Në fillim të takimit, Kryeministri Nano ka falenderuar ligjënësit amerikanë për rezolutën 558 për pranimin e Shqipërisë dhe vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO para vitit 2007.

Kongresmenët kanë shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen e popullit amerikan për kontributin e veçantë të Kryeministrit Nano dhe të Shqipërisë në kuadër të Koalicionit përÇarmatosjen e Irakut, si dhe në luftën kundër terrorizmit. Duke folur për zhvillimet në vend, ata janë shprehur se "janë të impresionuar nga zhvillimet në Shqipëri".

Po ashtu, kongresmenët kanë vlerësuar qëndrimin konstruktiv dhe moderator të qeverisë shqiptare në rajon. Lidhur me këtë, Kryeministri Nano ka nënvizuar se faktori shqiptar në përgjithësi po konsolidohet gjithnjë e më tepër si element i qëndrueshëm, që kontribuon për stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjërë.

Në kuadër të intensifikimit të kontakteve, Kryeministri Nano ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve midis Kongresit amerikan (Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit) me Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet vizitave të ndërsjellta. Zoti Nano është shprehur se mbështetja e aktivitetit ligjvënës i kongresmenëve amerikanë është i rëndësishëm edhe në drejtim të forcimit të imazhit të Shqipërisë. Kryeministri Nano ka vënë në dukje rritjen dhe forcimin e grupit të kongresmenëve që interesohen për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje vizitën në Tiranë të disa kongresmenëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›