E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot pasdite me Ministrin gjerman të Mbrojtjes Peter Stuck. Z.Stuck i shprehu Kryeministrit Nano vlerësimin dhe mirënjohjen e vendit të tij për rolin që luan qe

Kryeministri Fatos Nano u takua sot pasdite me Ministrin gjerman të Mbrojtjes Peter Stuck.

Z.Stuck i shprehu Kryeministrit Nano vlerësimin dhe mirënjohjen e vendit të tij për rolin që luan qeveria shqiptare në rajon dhe më gjërë, duke theksuar partneritetin e shkëlqyer me gjermaninë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vende të ndryshme.

Gjithashtu Z.Stuck i përcolli Z.Nano përshëndetjet dhe interesimin e veçantë të Kancelarit Shreder për takimin me Kryeministrin shqiptar.

"Ne ju mbështesim në përpjekjet tuaja te forta në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Ne e dimë mirë se krimi i organizuar është një rrezik i madh për demokracinë dhe vlerësojmë shumë atë që Ju po bëni" tha ministri gjerman.

Kryeministri Nano nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyer në të gjitha fushat me Gjermaninë mike dhe aleate, duke shprehur angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për intensifikimin e mëtejshëm e dialogut mes dy vendeve.

Z.Nano vlerësoi partneritetin që ekziston mes dy vendeve dhe mbështetjen e jashtëzakonshme jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe si lokomotivë e BE në reformimin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Këto marrëdhënie, shtoi Z.Nano, do të ishin jo efikase pa klimën e besimit në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu Kryeministri Nano falenderoi Ministrin Stuck për të gjithë mbështetjen, asistencën dhe angazhimin që Gjermania vazhdon të shfaqë në rrugën tonë të vështirë të ristrukturimit të Forcave tona të Armatosura, mirëkuptimin dhe lobingun politik për suksesin e anëtarësimit tonë në NATO.

"Ndaj me ju vlerësimin për rritjen e shkallës së bashkëveprimit dhe të interoperativitetit mes dy ushtrive dhe shtabeve tona të armatosura. Ne jemi shumë të motivuar që mbështetemi nga ju për reformën në fushën e mbrojtjes e të sigurisë për integrim në NATO", tha zoti Nano.

Z.Stuck siguroi për mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të ngushta në fushën e mbrojtjes. "Jeni në rrugë të mbarë", u shpreh Ministri gjerman i mbrojtjes në takimin me Kryeministrin Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›