E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga mbledhja e Keshillit te Ministrave Me propozim të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave znj.Tatjana Kongoli d

Nga mbledhja e Keshillit te Ministrave

Me propozim të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave znj.Tatjana Kongoli dhe emëroi në këtë detyrë z.Shpëtim Idrizi.

Ky propozim vjen si rezultat i kërkesës për menaxhim më të mirë në përgjithësi në funksion të programit dhe realizimit të detyrave sipas kontratës së nënshkruar dhe të kryerjes së reformave që lidhen me luftën kundër evazionit fiskal e kontrabandës.

Duke marrë në konsideratë një analizë të kujdesshme të të gjithë faktorëve me natyrë objektive e subjektive, rezultatin e muajit te fundit, lëvizje te shumta te pastudiuara të burimeve njerëzore ne dogana me pasoja për ndërtimin e një administrate funksionale dhe profesionale, Këshilli i Ministrave pranoi propozimin e Ministrit të Financave për lirimin nga detyra të znj. Kongoli dhe emërimin në këtë detyrë të z.Idrizi.

Z.Shpëtim Idrizi, duke qenë aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, post me të njëjtin nivel përgejgjësie e hierarkie administrative, por duke demostruar një performancë në rritje progresive dhe respektim të pëlqyeshëm të objektivave të kontratës së nënshkruar me Kryeministrin dhe Ministrin e Financave do të garantonte respektimin e të gjithë objektivave që ka administrata doganore për periudhën mbetëse të viti 2003 dhe realizimin e programit të vitit 2004.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›