E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot pasdite me Presidentin bullgar George Parvanov. Të dy liderët ndanë të njëtin mendin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqye

Kryeministri Fatos Nano u takua sot pasdite me Presidentin bullgar George Parvanov.

Të dy liderët ndanë të njëtin mendin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera, veçanërisht në planin politik.

"Marrëdhëniet tona tashmë po forcohen mbi baza juridike", - vuri në dukje Z. Nano, duke shtuar se "është e rëndësishme të punohet për arritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe për thellimin e inisiativave mes dy popujve tanë".

Kryeministri Nano theksoi se po shfrytëzohen hapësira të reja dhe më të mëdha të bashkëpunimit, duke e vlerësuar praninë e sipërmarrësve shqiptarë në këtë vizitë, si një faktor për të nxitur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve

"Ne po punojmë për të integruar të dy vendet tona në projekte të mëdha në energjitikë, telekomunikacione dhe të lëvizjes së kapitaleve", tha Kryeminsitri shqiptar. Në këtë kuadër, Z. Nano përshëndeti idenë e Presidentin bullgar për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë në Ballkan, duke u shprehur se modele dhe realitete të tilla do të na integrojnë më shpejt në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur në çështjet rajonale, Kryeministri Fatos Nano u shpreh se Shqipëria po luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e inisiativave rajonale. Ai ka nënvizuar se "qeveria shqiptare mbështet planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështetur edhe nga BE, drejt realizimit të një proçesi të qartë për arritjen e standarteve në Kosovë". Tirana zyrtare, - shtoi Z.Nano, mbështet dialogun Prishtinë-Beograd.

Gjithashtu, në planin rajonal, Kryeministri Nano vuri në dukje se janë forcuar edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke e vënë theksin në faktin se marrëveshja e OHRIT është një faktor i rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Presidenti bullagar Parvanov e konsideroi Kryeministrin Nano faktor të rëndësishëm të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidenti bullgar rikonfirmoi gadishmërinë e Bullgarisë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Z.Parvanov i kërkoi Kryeministrit Nano, që duke patur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Italisë, të kontribuojë për të përshpejtuar realizimin e Koridorit të 8-të.

Duke u ndalur në idenë e Shengenit ballkanik të dy liderët e vlerësuan atë tepër të rëndësihëm, duke theksuar se e ardhmja e rajonit është hapja e kufijve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe eleminimin e krimit të organizuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›