Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Turqisë Zotit Recep Tayip Erdogan pas ngjarjes së rëndë të ndodhur atje, ku humbën jetën dhe
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Turqisë Zotit Recep Tayip Erdogan pas ngjarjes së rëndë të ndodhur atje, ku humbën jetën dhe u plagosën njerëz të pafajshëm.
Në këtë mesazh Kryeministri Nano shkruan:
"Mësova me dhembje lajmin e trishtuar për humbjen e të vrarët dhe të plagosurit që shkaktuan shpërthimet me bomba mëngjesin e 15 nëntorit të këtij viti në Stamboll.
Në emrin tim dhe të Qeverisë Shqiptare, dëshiroj t'Ju shpreh Juve dhe familjeve të viktimave si dhe të dëmtuarve, ndjenjat e simpatisë dhe ngushëllime të sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë.
Sulme të tilla terroriste që drejtohen ndaj jetës, sigurisë dhe qetësisë së njerëzve të pafajshëm, dëshmojnë barbarinë e grupeve ekstremiste. Bota e qytetëruar është e bashkuar dhe e vendosur për të luftuar me forcë kundër tyre për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe paqësore.
Në këto ditë të vështira ne ndjehemi pranë Jush dhe shprehim bindjen se Qeveria që Ju kryesoni dhe populli vëlla turk, do të përballojnë me kurajo dhimbjen e shkaktuar nga ky akt tragjik".