E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim edhe me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Rumanisë z. Valer Dorneanu. Një vëmendje e rëndësishme në këtë takim iu kushtua çështjes sÃ

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim edhe me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Rumanisë z. Valer Dorneanu.

Një vëmendje e rëndësishme në këtë takim iu kushtua çështjes së bashkëpunimit parlamentar mes të dy vendeve tona.

"Diplomacia parlamentare është një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi, pasi ajo siguron mbështetjen e nevojshme të qeverive në forcimin e marrëdhënieve", tha Kryeministri Nano, duke shprehur më tej rëndësinë e konkretizimit të këtij bashkëpunimi përmes shkëmbimeve të ndërsjellta të strukturave të ndryshme të të dy parlamenteve nw të ardhmen.

Më tej Kryeministri Nano ka vlerësuar punën e bërë nga parlamentet respektivë për ratifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve duke bërë të mundur implementimin e tyre. Gjithashtu sipas Kryeministrit Nano intensifikimi i marrëdhënieve dhe i kontakteve të ndërsjellta mes përfaqësuesve të Parlamenteve të të dy vendeve do të shërbejnë edhe për shkëmbimin e eksperiencës për sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së në kuadër të integrimit europian.

Në kuadrin e bashkëpunimit rajonal Kryeministri Nano theksoi se integrimi euroatlantik parakupton një politikë rajonale konstruktive dhe integruese.

Sipas Kryeministrit shqiptar spektri i këtij bashkëpunimi shtrihet në mënyrë të veçantë në aspekte të tilla si bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mbi bazën e marrëveshjeve dy dhe shumë palëshe të tregtisë së lirë, zgjerimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, zhvillimi i infrastrukturës rajonale, lehtësimi i qarkullimit të lirë të njerëzve, lehtësimi i lëvizjes dhe zhvendosjes së fuqisë punëtore, sipas modelit të vendeve të Schengenit etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›