Kryeministri Fatos Nano, po sot pasdite, gjatë vizitës së tij zyrtare në Rumani, është takuar me Kryetarin e Dhomës së Senatit të këtij vendi z. Nikolae Vacaroiu. Në këtë takim merrnin pj
Kryeministri Fatos Nano, po sot pasdite, gjatë vizitës së tij zyrtare në Rumani, është takuar me Kryetarin e Dhomës së Senatit të këtij vendi z. Nikolae Vacaroiu. Në këtë takim merrnin pjesë deputetë të forcave të ndryshme politike.
Kryeministri Nano dhe Kryetari i Senatit rumun z. Vacaroiu ndanë të njëjtën pikëpamje se në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rumanisë nuk ka opozitë, pasi ato janë tradicionale, si dhe ekziston vullneti i fortë politik nga të gjitha palët për t'i çuar ato edhe më përpara.
Dy autoritetet e larta shkëmbyen mendime mbi ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri dhe Rumani duke nënvizuar se, është i rëndësishëm shkëmbimi i eksperiencave në fushën e legjislacionit dhe të reformave integruese.
Kryeministri Nano ka vlerësuar përvojën e Rumanisë në këto drejtime duke u shprehur se Shqipëria ka treguar, vullnet politik dhe parlamentar për çështje të ndryshme, si reformën elektorale dhe punën që po kryhet për përgatitjen e legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish – pronarëve. Për këtë çështje Kryetari i Senatit të Rumanisë ka shprehur gadishmërinë për të kontribuar në këtë proces. Ai ka bërë një pasqyrë të asaj ç'ka kanë bërë Qeveria dhe Parlamenti Rumun në përgatitjen dhe përfundimin e një legjislacioni të plotë për këtë cështje.
Gjithashtu, duke sjellë përvojën e tij disavjeçare si Kryeministër i Rumanisë dhe tani në rolin e Kryetarit të Senatit rumun z i Rumanisë z. Nikolae Vacaroiu u shpreh se ndiqte me vëmendje zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ai i shprehu Kryeministrit Fatos Nano vlerësimet për progresin e deritanishëm ekonomik dhe financiar.
Bashkëbiseduesit janë ndalur dhe në situatën rajonale duke theksuar, se është e nevojshme të punohet për stabilitet, zhvillim dhe integrim rajonal.
Më pas kryeministri Fatos Nano është ftuar të marrë pjesë në një seancë plenare të parlamentit rumun, ku deputetët kanë ndërprerë seancën, për disa minuta, duke përshëndetur ngrohtësisht Kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.