Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot, një takim kokë më kokë, për 30 minuta, me Kryeministrin e Maqedonisë Branko Cervenkovski, në Bratislavë. Gjatë takimit është diskutuar mbi situatat
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot, një takim kokë më kokë, për 30 minuta, me Kryeministrin e Maqedonisë Branko Cervenkovski, në Bratislavë.
Gjatë takimit është diskutuar mbi situatat më të fundit rajonale, zhillimet në Kosovë, si dhe situatën në Maqedoni, ku faktori politik po përgatitet për zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu, një vend të rëndësishëm në këtë takim ka zënë edhe diskutimi mbi hapat që po ndërrmarin të dy vendet për integrimin në NATO.
Të dy Kryeministrat kanë shprehur të njëjtin vullnet për të bashkëpunuar dhe kontribuar për stabilitetin, paqen dhe progresin e rajonit, si dhe kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për të nxitur iniciativat, të cilat përshpejtojnë integrimin euroatlantik të vendeve që kanë nënshkruar Kartën e Adriatikut. Në këtë kuadër ata kanë diskutuar edhe për takimin e ardhshëm që do të mbahet së shpejti në Uashington.