Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Presidentin e Komisionit përÇështjet e Jashtme të Senatit italian, z. Fiorello Provera. Në fillim të takimit zoti Provera vlerësoi zhvill
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Presidentin e Komisionit përÇështjet e Jashtme të Senatit italian, z. Fiorello Provera.
Në fillim të takimit zoti Provera vlerësoi zhvillimet në Shqipëri, progresin e gjithanshëm dhe transformimet e prekshme duke theksuar se Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë drejtim, sikurse edhe në rrugën e integrimit euroatlantik. Dy autoritetet ndanë të njëjtin mendim për kontributet që parlamentet e të dy vendeve duhet të japin në inisiativat e përbashkëta.
Zoti Nano vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në frymën e partneritetit strategjik që ekziston midis dy vendeve tona. Në këtë funksion, zoti Provera e njohu Kryeministrin Nano me vizitën që një grup parlamentarësh italianë do të zhvillojnë së shpejti në Shqipëri për të thelluar më tej raportet midis dy parlamenteve.
Zoti Nano u ndal në vizionin me të cilin qeveria po kryen reformat integruese në vend, bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme si turizmi, infrastrukturë, pjesëmarrjen e kompanive italine në proçesin e privatizimit, në telekomunikacion, në fushën bankare, energjitike etj. Gjithashtu Kryeministri e njohu me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vullnetin për të kontribuar për zgjedhje sipas standarteve demokratike.
Bashkëbiseduesit u ndalën në mënyrë të veçantë në zhvillimet në rajon. Zoti Provera vlerësoi rolin konstruktiv dhe moderator të Shqipërisë në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.
Zoti Nano theksoi se përshpejtimi i reformave demokratike, dinamizimi i iniciativave të bashkëpunimit rajonal që po e europianizojnë Ballkanin dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve, po krijojnë gjithnjë e më shumë hapësira për bashkëpunimin ndërrajonal. Duke folur për zhvillimet në Kosovë, zoti Nano theksoi se e ardhmja e saj, sikurse e ardhmja e gjithe Ballkanit, është integrimi euroatlantik.