E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) të kryesuar nga z. Martin Vulaj. Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Nano

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) të kryesuar nga z. Martin Vulaj.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Nano theksoi se Këshilli Shqiptaro-Amerikan është një urë e rëndësishme mes Shqipërisë, komunitetit shqiptar që jeton në Amerikë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Ashtu si edhe më parë jam i hapur për dialog me ju. Dëshiroj të ndjamë bashkarisht problemet dhe të identifikojmë rrugëzgjidhjet e tyre", tha z. Nano.

Kryeministri i njohu përfaqësuesit e Këshillit Shqiptaro- Amerikan me zhvillimet më të fundit në vend, proçeset integruese rajonale dhe ato euroatlantike, me takimet e vazhdueshme me homologët e tij në rajon etj.

Nga ana e tij, z.Vulaj u shpreh se i njohim vështirësitë tuaja si një shoqëri në tranzicion, siç njohim edhe arritjet e realizimet në fusha të ndryshme. "Në vlerësimet tona jemi të zhveshur nacionalisht dhe emocionalisht dhe mbështetemi në gjykime realiste", tha z. Vulaj duke shtuar se jemi të impresionuar nga arritjet dhe mbetemi të angazhuar si gjithmonë për të ndihmuar Shqipërinë.

"Hapat e ndërrmarra prej jush dhe qeverisë që ju drejtoni i shohim pozitivisht dhe synimi ynë është që të jemi sa më aktiv dhe proaktivë, për të intensifikuar marrëdhëniet tona, si dhe për të ndarë bashkarisht informacione në mënyrë që të jemi më të aftë për të asistuar njëri-tjetrin", u shpreh Z.Vulaj.

Më tej, ai ka vlerësuar hapat e hedhura në fushën e legjislacionit, të cilat, sipas tij, duhet të prodhojnë rezultate konkrete. "Lufta e ndërrmarrë nga Qeveria shqiptare kundër trafiqeve është impresionuese dhe mendojmë se trafikantët duhet të dënohen nga drejtësia", u shpreh z. Vulaj.

Në vijim të takimit, Kryeministri Nano theksoi se është i lumtur për faktin që ky Këshill është i mirëinformuar, "gjë që na imponon bashkarisht të menaxhojmë progresin dhe vështirësitë për të përballuar problemet dhe sfidat". Konstatojmë me kënaqësi që kompanitë amerikane janë gjithnjë e më të interesuara për investime në Shqipëri, tha z. Nano.

Më tej Kryeministri ka përmendur edhe dy samitet e rëndësishme që do të zhvillohen së shpjeti, ai i Stambollit dhe i Dublinit, që do të shënojnë një hap përpara për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE.

Në kuadër të strategjisë kombëtare për uljen e varfërisë dhe zhviillimin e vendit, Qeveria është e angazhuar të përmirësojë klimën e bashkëpunimit mes administratës shtetërore dhe komunitetit të biznesit e investitorëve, u shpreh Kryeministri Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›